Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ua ka uruar qytetarëve Kurban Bajramin, me dëshirat që të kenë gjithmonë gëzime dhe mirëqenie, kudo që janë, në atdhe apo në diasporë.
Postimi i plotë:
Qytetarë të komunës së Drenasit, miq e dashamirë të besimit islam, urime e me fat festa e Kurban Bajramit!
Në këtë festë së sakrificës dhe përkushtimit ndaj mirësisë e solidaritetit, të gjithëve ua uroj Kurban Bajramin, në veçanti uroj familjet e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, kontribuuesit e lirisë dhe çlirimit të vendit, uroj në veçanti familjet që nuk i kanë pranë më të dashurit e tyre.
Në këtë festë dhe gjithmonë, uroj të keni gëzime dhe mirëqenie, kudo që jeni, në atdhe apo në diasporë, paçi gjithmonë gëzime. Me fat Kurban Bajrami!