Lladrovci për Haradinajn: Na mbetet të dëshmojmë se UÇK-ja kishte Luan

Në përvjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt, me bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, Ramiz Lladrovci ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurorë me lule në “Memorialin e Dëshmorëve” në Gllogjan.

“Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh. Ajo ditë, para 27 vitesh, ishte ditë Shëngjergji, ditëlindje e Skënderbeut dhe ditëlindje e nënës Rukë.

Kolona marshoi sipas planit, por, armiqtë kishin zënë pritë në Qafë Mullar. Kur ne u gjendem në lëndinë, forcat okupatore na pritën me breshëri armësh. Në lëndinë, ne nuk kishim asnjë mburojë për zhvillimin e luftës, megjithatë morëm hak. Luani shtinte me armë kundër okupatorëve duke qëndruar në këmbë.

Një plumb i kobshëm i armikut e goditi Luanin për vdekje ndërsa të plagosur mbetën Fehmiu, Rafeti dhe Ramushi. Atë ditë, me Luanin këtë njësit e përbënin edhe Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, Abedin Rexha, Ramush Haradinaj, Selim Krasniqi, Rafet Rama, Gani Rama dhe unë”,  ka shkruar në Facebook, Ramiz Lladrovci.

Ai tutje ka theksuar se gjysma e njësitit që i priu heroi i Kosovës Luan Haradinaj, janë pjesë e historisë tonë të re, për të mbetur përgjithmonë në kujtesën e kombit.

“Të gjallët që ishim me të, na mbetet të dëshmojmë se UÇK-ja kishte Luan”, ka shkruari Lladrovci.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hamasi njofton se ka pranuar propozimin për armëpushim

Story i radhës

Stojançe Angellov: Ta mundin BDI-në, partinë e dalë nga UÇK-ja dhe ta miratojmë ligjin e “branitellave”

Të fundit nga