Lladrovci kritikon kryetarët e komunave që drejtohen nga LVV: S’jemi në fushatë zgjedhore

min lexim

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe atë të Shtimes, Qemajl Aliu, kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me mosfillimin e vitit të ri shkollor në nivel vendi.

Ata kanë kërkuar nga prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkolla dhe që të ndërpritet greva.

E pas kësaj ka reaguar edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai tha se komunat nuk janë në fushatë zgjedhore dhe se pushteti lokal funksionon mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe ligjore, përkatësisht Ligjit për vetëqeverisjen lokale.

“Komunat si hallkë shumë e rëndësishme e pushtetit, janë të përfaqësuara në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK), si mekanizëm koordinues i shumë problematikave të komunave, e para së gjithash të qytetarëve. AKK ka ngritur dhe ngritë probleme të shumta, përtej ndasive politike dhe partiake, në interes për qytetarët dhe komunat (jo të partisë), ka qenë dhe është interesi që na bashkon”, tha ai.

Lladrovci theksoi se kohëve të fundit ka tendenca të politizimit dhe të çështjeve që nuk do të duhej të politizoheshin.

“Rast tipik i politizimit të një numri të vogël të komunave (4 sosh) të kryetarëve të komunave, ishin paditë e komunave, për kontrata të nënshkruar nga ish ministrat e papërgjegjshëm – të arsimit dhe të shëndetësisë. Këto kontrata po shkaktojnë humbje milionëshe në buxhetet komunale edhe ashtu të varfëra dhe pa përkrahje nga niveli qendror.Një rast i tillë është, po ashtu edhe me tendencën për politizim (nga po këta kryetarë) i grevës dhe presionit për mbajtje të mësimit”, shtoi ai.

Lladrovci gjithashtu tha se edhe kryetarët e tjerë janë shumë pro mbajtjes së mësimit dhe fillimit të tij sa më parë dhe se e mbështesim dhe e mirëpresim çdo iniciativë për dialog social dhe gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme ndërmjet Qeverisë dhe kërkesave sindikale.

“Andaj, të gjithë duhet ta dinë se komunat nuk janë në fushatë zgjedhore!”, ka shkruar tutje i pari i Drenasit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dasmat shkodrane/ Inskenohen traditat e vjetra të martesave

Story i radhës

Millkov: Jemi duke u përgatitur seriozisht për vizitën e kryeministrit Kovaçevski në Bullgari

Të fundit nga