Lladrovci: Drenasi miraton buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë

min lexim

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se sot në Kuvendin Komunal është miratuar buxheti për vitin 2023, që është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë!

“Sot, ishte ditë e mbarë për komunën tonë, sepse, është miratuar Buxheti i përgjithshëm i komunës. Ky buxhet, për vitin 2023, do të jetë 18.156.891 euro, ndërsa buxheti për Investimet kapitale është 6,041,095 euro. Në këtë mbledhje është miratuar dhe projeksioni buxhetor për vitet 2024-2025“, ka shkruar Lladrovci.

Sipas Kryetarit, edhe buxheti për investime kapitale është më i madhi ndonjëherë.

“Buxheti i përgjithshëm është 18,156,891 euro, ndërsa buxheti për investime kapitale është 6,041,095 euro. Ky është buxheti më i madh që ka pasur Komuna e Drenasit, po ashtu më i madhi edhe në kategorinë e investimeve kapitale. Me këtë buxhet janë paraparë projektet kapitale të cilat do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm”, ka deklaruar Lladrovci.

“Falënderoj Kryetarin e Kuvendit, z. Milaim Hajdari, të gjithë asamblistët, në veçanti ata të PDK-së, AAK-së dhe të LDK-së për votimin e buxhetit për qytetarët e Drenasit. Po ashtu, falënderoj drejtorët e drejtorive për punën rreth buxhetit dhe qytetarët që morën pjesë në dëgjimet buxhetore, bashkëpunimin rreth projekteve si dhe iniciativat e mira për qytetarët e komunës tonë”, ka deklaruar ai në rrjetin social.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Financimet ruse, Ngjela lëshon deklaratën e fortë: Më i korruptuari në Shqipëri është afër Moskës dhe Beogradit

Story i radhës

Trajneri i kombëtares Europiane pezullohet për ngacmim

Të fundit nga