Ljubomir Joveski: Prokuroria ka lëndë për një funksionar në qeveri dhe për një sekretar shtetëror

Prokurori Publik, Ljubomir Joveski në intervistën e tij për “Radio Evropa e Lirë” tha se Prokuroria ka lëndë të hapura kundër funksionarëve të pushtetit aktuale, për një funksionar, për një sekretar shtetëror në një nga ministritë.

Ai shtoi se lëndë të hapur kanë edhe prokurorët dhe gjykatësit.

“Të dhënat për kërcimin prej 24 vendesh në raport me Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit nuk janë të papërfillshme. Më lejoni të shtoj vetëm se raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së vë në dukje luftën në rritje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe po ashtu ky është edhe konkluzioni i raportit të Bashkimit Evropian”, u shpreh Joveski.

Sipas Joveskit nëse merren parasysh këto të dhëna, këto vlerësime në raporte, do të shihet se ka avancim në luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë

Story i radhës

Женското ракометно ЕП ќе се игра во СЦ „Јане Сандански“ во Скопје

Të fundit nga