Kanë qenë të shumtë ata që kanë mbetur të befasuar nga zgjedhja e Kylian Mbappe për të rinovuar kontratën e tij me PSGnë, pasi kishte arritur një marrëveshje verbale me Real Madrid.
Kanë qenë shumë të ashpra reagimet që kanë ardhur nga Spanja, por këto reagime nuk kanë munguar as në Francë, siç ka qenë ai i ish-mbrojtësit Biksente Lizarazu.
“Përfaqësuesit e Mbappe po negocionin njëkohësisht me dy klube: Real Madrid dhe PSZH. Duket se i ka gjunjëzuar të dy.
Në të gjithë historinë e futbollit, nuk kam parë kurrë një lojtar që të ul në gjunjë PSZH-në dhe klubin më të madh në botë”, kanë qenë fjalët e Lizarazu për televizionin francez “Telefoot”.