Liz Truss shkarkon ministrin britanik pas “ankesave për sjellje të pahijshme”!

min lexim

Kryeministrja britanike Liz Truss ka shkarkuar ministrin e Tregtisë Conor Burns me efekt të menjëhershëm pas akuzave për sjellje të pahijshme nga ana e tij.

Deputeti konservator i Bournemouth West gjithashtu i është pezulluar statusi ndërkohë që ankesa ndaj tij po hetohet.

“Pas një ankese për sjellje të pahijshme serioze, kryeministrja i ka kërkuar deputetit Conor Burns të largohet nga qeveria me efekt të menjëhershëm”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit.

“Ne i marrim seriozisht të gjitha këto akuza. Kryeministrja ka qenë e qartë se standardet më të larta në jetën publike duhet të respektohen”.

Vendimi i Truss vjen pas konferencës vjetore që u zhvillua në Birmingham nga e diela e kaluar deri të mërkurën.

Burns, ka thënë se do të bashkëpunojë plotësisht me hetimin dhe “mezi pret të pastrojë emrin e tij”.

Në një deklaratë në Twitter, ai tha se nuk i janë dhënë asnjë detaj rreth ankesës dhe as i është kërkuar të japë ndonjë informacion.

Ai ka qenë deputet që nga viti 2010 dhe ka mbajtur një sërë postesh ministrore nën drejtimin e qeverisë së Boris Johnson.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vjosa Osmani flet për raportet me Edi Ramën, tregon se për çfarë nuk bie dakord me të

Story i radhës

Kontrollet e FNSH në Elbasan, gjendet dhe sekuestrohet rreth 1 kg heroinë! Shoqërohen disa persona

Të fundit nga