Struga Trim Lum shënoi fitore në udhëtim te Tikveshi në Kavadar me rezultat 0-1.
Ndeshja nuk ishte aq e bukur dhe me raste shënimi, por për kampionët aktual me rëndësi ishte fitorja.
Ndihmëstrajneri i struganëve, Bashkim Livoreka, ka dhënë komentin e tij për sfidën në fjalë:
“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi Tikveshi ishte në një situatë ku kërkonte tre pikët e plota, apo mos të humbas.
Andaj edhe loja ishte shumë e rëndë për tu luajtur dhe me pak raste. Megjithatë, për neve me rëndësi është që mbajtëm qetësinë dhe në fund iu gëzuam tre pikëshit të plotë”.
“Sigurisht që na gëzon fakti që tre ndeshje me radhë nuk humbim. Kjo është e mirëseardhur për të marrë një vetëbesim shtesë, ashtu që shpresojmë se do të vazhdojmë edhe në ndeshjet e radhës me një performancë të këtillë, sikurse në ndeshjet e fundit”.
“Fundjava na dërgon në stadiumin e Gostivarit, ku do të na ballafaqojë me Besën, skuadër kjo që në radhët e veta ka shumë lojtarë të cilët në të kaluarën kanë punuar me ne. Sigurisht që do të jetë një ndeshje shumë interesante, pasi me shumicën prej tyre kemi punuar te Shkëndija, Renova dhe FC Shkupit. Besoj se do të jetë një ndeshje shumë interesante, ku shpresojmë që edhe nga atje të rikthehemi me një rezultat pozitiv”, përfundoi Bashkim Livoreka.
Burimi: botasot.info