Liverpoolit i bashkohen katër gjigantë evropianë në garën për Bellingham

1 minut lexim

Verën e ardhshme njëri nga lojtarët i cili pritet të ndërrojë skuadër do të jetë ylli anglez, Jude Bellingham.

Mesfushori i Borussia Dortmundit është nën radarin e shumë gjigantëve evropianë, ndërsa nuk është sekret interesimi serioz i Liverpoolit.

Tani, siç raportohet nga “The Athletic UK”, përkrah Liverpoolit në garën për të siguruar shërbimet e Bellingham janë futur edhe Real Madridi, Manchester City, Manchester United dhe Chelsea.

Në anën tjetër, Dortmundi dëshiron që t’ia zgjasë kontratën mesfushorit anglez, kartonin e të cilit klubi gjerman e vlerëson 150 milionë euro.

Momentalisht, Bellingham nuk ka ndonjë klauzolë lirimi në kontratën e tij me Dortmundin.

Ndërkaq, që prej kalimit nga Birmingham te Borussia Dortmundi, Jude Bellingham ka arritur të bëjë 100 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 13 gola dhe 18 asistime mbi emrin e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Asensio zbulon nëse do ta ndërronte Realin për Barcelonën

Story i radhës

Ish ministri, Fatmir Mediu zbarkon në SPAK

Të fundit nga