Liverpooli shënon fitore kundër Aston Villas

Liverpooli është rikthyer me fitore në Premierligë, duke e vazhduar kështu serinë e fitoreve që kishte para pushimit të Kupës së Botës.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp shënoi fitore në udhëtim kundër Aston Villas.

Ndeshja e zhvilluar këtë të hënë në “Villa-Park” përfundoi me rezultatin 1:3. Për “Të Kuqtë” ishte kjo fitorja e tretë radhazi.

Mohamed Salah (5’), Virgil van Dijk (37’) dhe Stefan Bajcetic (81’) ishin autorët e golave të fitores.

Ollie Watkins (59’) e shënoi golin e vetëm për vendasit.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 25 pikë dhe tani renditet i gjashti në tabelë, kurse Aston Villa ndodhet në pozitën e 12-të me 18 pikë

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga gjyqi i Johnny Depp tek marrëdhëniet Angeline Jolie – Brad Pitt, problemet e yjeve me ligjin gjatë vitit 2022

Story i radhës

I dyshuar për urdhërimin e vrasjeve të shqiptarëve, zbardhet përgjimi i Klodian Lekocajt nga burgu

Të fundit nga