Liverpooli merr kreun e tabelës në Premier League

1 minut lexim

Liverpooli po tregon lojëra të mira në edicionin ri, skuadër që për 6 ndeshje ka 5 fitore dhe 1 humbje me goldallim 12:2. 

“Redsat” shënuan fitore në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Wolves-it.

 Tre pikë me peshë që e bëjnë lider në kampionat. Liverpooli udhëhoqi me rezultat 2:0 me golat futbollistëve Konate 45+2 e Salah në atë të 61-tën nga penalltia.

Ait-Nouri në minutën e 56-të shënoi për vendasit.

Liverpooli kryeson me 15 pikë, duke lënë pas Manchester Cityn me 14, pasojnë Arsenali 14, Chelsea 13 pikë etj.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Eksponentët e BDI-së thonë: Jemi gati!

Story i radhës

Transportonte drejt BE-së emigrantët me skaf, ekstradohet nga Suedia 34-vjeçari nga Fieri

Të fundit nga