Liverpooli kërkon të evitojë befasinë nga Benfica, ja formacionet zyrtare

1 minut lexim

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës portugeze Benfica dhe gjigantit anglez Liverpool, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit, respektivisht në eliminatore, Liverpooli e mposhti me rezultat të përgjithshëm 2:1 kampionin italian Interin, kurse Benfica e eliminoi Ajaxin me rezultat 3:2.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muaji prill të vitit 2010, ku asokohe Liverpooli e mposhti me rezultat 4:1 Benfican, ndeshje kjo e cila ishte në kuadër të Ligës së Evropës.

Ndërkaq, sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri Jurgen Klopp do ta ketë skuadrën e kompletuar dhe pa mungesa, kurse te Benfica do të mungojnë Verissimo dhe Pinho.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Benfica (4-3-3): Odysseas; Gilberto, Otamendi, Vertonghen, Grimaldo; Weigl, Taarabt, Rafa; Everton, Ramos, Darwin

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Keita, Thiago; Mane, Diaz, Salah

21:00 Benfica – Liverpool (Stadiumi da Luz) 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kallëzim penal për 30 vjeçarin për pjesëmarrje në luftë jashtë Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

Bora poston foto, ndjekësit e ngatërrojnë me Einxhel

Të fundit nga