Liverpooli i propozon kontratë të re Jurgen Klopp-it

April 28, 2022
1 minut lexim

Liverpool thuhet se po planifikon të hapë bisedimet me trajnerin Jurgen Klopp për mundësinë e zgjatjes së qëndrimit të tij në “Anfield” përtej verës së vitit 2024.

Kushtet aktuale të 54-vjeçarit do të skadojnë pas pak më shumë se dy vjetësh, dhe ai më parë deklaroi se kishte në plan të bënte një pushim nga futbolli pasi t’i mbaronte kontrata e tij me “Merseyside”.

Sidoqoftë, “The Times” tani raporton se Liverpooli është i prirur për të mbajtur Klopp-in në krye të skuadrës për kohë më gjatë, pasi trajneri gjerman po e drejton skuadrën në luftën për një katër trofe në javët e fundit të sezonit 2021-22.

Raporti shton se Klopp do të ishte i hapur për të qëndruar në klub edhe për disa vite të tjera, dhe presidenti i Fenëay Sports Group, Mike Gordon ka përgatitur një kontratë të re për gjermanin.

Klopp supozohet se do të dëshironte që asistentët Pep Lijnders dhe Peter Kraëietz të qëndrojnë nëse ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Liverpoolin, të cilët shpresojnë ta mbajnë ish-trajnerin e Borussia Dortmundit për të paktën katër vjet të tjera.

Klopp ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën EFL, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube gjatë kohës së tij në krye të “Reds” dhe gjithashtu u emërua trajneri më i mirë në botë në vitet 2019 dhe 2020.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Për 20 denarë është shtrenjtuar vaji për gatim “Briliant”

Story i radhës

8 zakone të humbjes në peshë që do t’ju mbajnë të shëndetshëm

Të fundit nga

ShkoLartë