Liverpooli e City vazhdojnë sot luftën për titull në Premier Ligë

1 minut lexim

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, ku kampioni aktual Manchester City dhe gjiganti anglez Liverpool do të vazhdojnë sot luftën për titull.

“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp do ta hapin programin e sotëm në Premier Ligë, ku me fillim nga ora 13:30 zhvillojnë ndeshje si mysafirë në “St. James Park” kundër Newcastle.

Ndërkaq, krahas takimit mes Newcastle e Liverpool do të kemi edhe disa ndeshje të tjera interesante, ku Southamptoni pret në shtëpi Crystal Palacen.

Kampioni anglez Manchester City do ta përmbyllë programin e sotëm të ndeshjeve, ku me fillim nga ora 18:30 është mysafirë i skuadrës së Leeds United.

Momentalisht, tabelën e kryeson City me 80 pikë, i ndjekur nga Liverpooli me 79 sosh, kurse Top 4 e mbyllin dy skuadrat londineze, Chelsea me 66 pikë dhe Arsenal me 60.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Evertoni me 29 pikë, Watford me 22 sosh dhe skuadra e Norwich me 21 pikë të arkëtuara.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligë e gjeni më poshtë.

13:30 Newcastle United – Liverpool

16:00 Aston Villa – Norwich

16:00 Southampton – Crystal Palace

16:00 Watford – Burnley

16:00 Wolverhampton – Brighton

18:30 Leeds United – Manchester City

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në xhaminë në Kabul

Story i radhës

Sheikët e Manchester City shumë pranë blerjes së klubit italian

Të fundit nga