Liverpool është i përgatitur të thyejë bankën për të siguruar transferimin e supertalentit të RB Leipzig-ut, Yan Diomande, duke vendosur në tavolinë një ofertë prej 100 milionë eurosh për 19-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë.
Sipas raportimeve të Fichajes, “The Reds” e shohin Diomanden si zëvendësuesin ideal afatgjatë të Mohamed Salah, i cili po kalon momente të tensionuara me trajnerin Arne Slot.
Pas intervistës së bujshme të egjiptianit, largimi i tij pas Kupës së Kombeve të Afrikës duket gjithnjë e më i mundshëm.
Diomande, i ardhur te Leipzig në verën e vitit 2025, ka shpërthyer këtë sezon me 7 gola dhe 4 asistime në 15 ndeshje, duke mahnitur klubet e mëdha evropiane me shpejtësinë, driblimin dhe finalizimin e tij. Arsenal dhe Manchester City po e monitorojnë gjithashtu nga afër, por Liverpool duket i gatshëm të lëvizë i pari.
Leipzig ka vendosur çmimin prej 100 milionë eurosh, një shumë e madhe për një adoleshent, por Liverpool është duke e shqyrtuar seriozisht pagesën nëse Diomande vlerësohet si zëvendësimi i duhur për Salah.
Arsenal e sheh si alternativë për krahun e majtë, ndërsa City synon të forcojë konkurrencën me Doku-n dhe Savinhon.
Nëse “The Reds” arrijnë marrëveshjen, do të mposhtnin dy rivalët e drejtpërdrejtë të Premier League në një garë të nxehtë transferimesh.
Burimi: botasot.info


