Liverpool-Southampton/Formacionet zyrtare, Klopp vazhdon eksperimentet

min lexim

Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Liverpoolit dhe Southamptonit, e vlefshme kjo për xhiron e 16 të Premier Ligës angleze.

“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp do të synojnë me çdo kusht fitoren sot dhe të vazhdojnë ngjitjen në tabelë.

Në xhiron e fundit në kampionatin anglez, Liverpooli e mposhti Tottenhamin me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Southamptoni u deklasua si vendas nga Newcastle me rezultat 4:1.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë shtatë pikë në tabelë, ku Liverpooli zë vendin e tetë në kuotën e 19 pikëve, krahas Southamptonit që gjendet në zonën e rrezikut, respektivisht në vendin e 18 me 12 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Arthur, Diaz, Diogo Jota, Keita dhe Matip, kurse te Southamptoni mungojnë Livramento dhe Walker-Peters.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, ku Jurgen Klopp po vazhdon eksperimentet e tij për ta rigjetur formën e skuadrës, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-1-2): Alisson; Robertson, Van Dijk, Gomez, Alexander-Arnold; Thiago, Fabinho, Eliott; Firmino; Nunez, Salah

Southampton (4-2-3-1): Bazunu; Bella-Kotchap, Caleta-Car, Salisu, Perraud; Lavia, Ward-Prowse; Armstrong, Adams, Elyounoussi; Armstrong

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mënyra më e rrezikshme e konsumimit të kafesë sipas mjekëve

Story i radhës

​“Parking Center” mohon se pati probleme në parkingun nëntokësor: Për çdo dëm paguajmë ne

Të fundit nga