liverpool pergatit cmendurine 67e5ad3a5fe76

Liverpool përgatit çmendurinë

March 27, 2025
1 minut lexim

Liverpool ka mbetur i zhgënjyer nga transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit që është ai i Darwin Nunez nga Benfica për 85 milionë euro. Uruguaiani ka rezultuar një dështim te të kuqtë dhe në verë pritet largimi i tij.

Ndërkohë, “Sky Switzerland” raporton ditën sotme një lajm vërtet të bujshëm ku thuhet se Liverpool po punon për transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit dhe një nga më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Sipas raportimit në fjalë, Liverpool është i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për të sjellë në “Anfield”, Alexander Isak, sulmuesin suedez që po shkëlqen me Newcastle.

Fillimisht, klubi i Premier League ka vendosur një shifër rreth 150 milionë euro për kartonin e suedezit, por duke parë interesin e shumë klubeve të mëdha, “Qymyrxhinjtë” tani kërkojnë 180 milionë euro.

Në rast se realizohet vërtet ky transferim, do të ishte jo vetëm më i shtrenjti në historinë e Liverpool-it, por do të ishte dhe transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Vendi i parë mbahet nga Neymar që u transferua nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.

Për suedezin pritet të ketë një garë të fortë mes klubeve të mëdha, të cilat kërkojnë me patjetër transferimin e tij. Por, deri tani klubi më i gatshëm për të paguar shifrën e kërkuar nga Newcastle është pikërisht Liverpool.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

200 euro bakshish per nje nate jehona u ngacmua seksualisht nga klienti i pare bertiti nga tmerri 67e5a97e78e9a
Story i mëparshëm

“200 euro bakshish për një natë” – “Jehona” u ngacmua seksualisht nga klienti i parë, bërtiti nga tmerri

macron shtyn perpara planet per nje force sigurie ne ukraine gjate samitit ne paris 67e5b0c6e9348
Story i radhës

Macron shtyn përpara planet për një forcë sigurie në Ukrainë gjatë samitit në Paris

Të fundit nga

Sa planetë mund ta mbështesin jetën?

Fantashkenca shpesh bazohet në idenë se ekzistojnë shumë vende në univers ku njerëzit ose jeta humanoide mund të jetonin komodë. Në Star Wars dhe Star Trek ka qindra planetë që gëlojnë nga jeta. Mund të

Lukaku planifikon largimin nga Napoli

Romelu Lukaku pranon se Napoli nuk do të jetë klubi i tij i fundit. Ndërkohë që belgu ka shkëlqyer këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, lojtari tashmë po shikon lëvizjen

​Kosova i bashkohet Procesit Pall Mall

Kosova i është bashkuar Procesit Pall Mall, duke u bërë shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet që punojnë për të siguruar që mjetet kibernetike të përdoren në përputhje me të
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë