Prej kohësh Liverpool është në kërkim të një mesfushori dhe ndër objektivat e të “kuqve” është dhe një mesfushor nga ekipi anglez i Wolverhampton.
Vëmendjen e klubit e tërhoqi Matheus Nunes, Liverpool që janë të gatshëm t’i ofrojnë “ujqërve” rreth 44 milionë funte për portugezin, të paktën sipas asaj çka raportojnë mediat angleze.
Liverpool ishte i interesuar për mesfushorin në verë, por më pas ai kaloi nga Sporting te Wolverhampton.
Transferimi arriti në 45 milionë euro dhe 5 milionë të tjera u siguruan si pagesa bonus.