Liverpool i ka ofruar Real Madridit 50 milionë euro për shërbimet e Aurelien Tchouameni, sipas Fichajes.
Propozimi përfshin 35 milionë euro fillestare, plus 15 milionë euro shtesë që do të paguhen në vitin 2026.
Tchouameni nuk është më i domosdoshëm për Los Blancos, me raportet e fundit që sugjerojnë se klubi është gati ta largojë këtë vit.
Francezi u mor si zëvendësues për Casemiro në vitin 2022, por ende nuk ka respektuar pritshmërinë.
Të Kuqtë e ndjekin francezin prej disa kohësh dhe nuk janë të shqetësuar nga vështirësitë e tij të me madrilenët.
Megjithatë, Liverpool do të përballet me konkurrencën e Manchester City për 24-vjeçarin.
Manchester United dhe Chelsea raportohet se janë gjithashtu në garë, kështu që lojtarit nuk do t’i mungojnë opsionet nëse largohet nga Real Madrid.
Kontrata e lojtarit me Los Blancos është deri në vitin 2028, por koha e tij në Bernabeu mund të përfundojë këtë vit.
Tchouameni ka luajtur 21 ndeshje me gjigantët e La Ligas këtë sezon, shumë prej të cilave kanë qenë në rolin e mbrojtësit..
Burimi: botasot.info