Liverpool garanton sulmuesin

1 minut lexim

Drejtuesit e Liverpool kanë qenë të impenjuar së fundmi në tratativën për të transferuar në Anfield sulmuesin që shkëlqeu në këtë sezon me Benficën, Darwin Nunez.

Sulmuesi uruguajan realizoi 34 gola në 39 paraqitje në këtë sezon me portugezët ndërsa dy prej tyre ia shënoi edhe Liverpoolit në çerekfinalen e Champions League.

Ishte pikërisht ajo që ndeshje që vulosi të ardhmen e 22-vjeçarit me trajnerin Jurgen Klopp që nuk i kurseu elozhet për Nunez. Në këtë formë, drejtuesit ia kanë plotësuar dëshirën gjermanit dhe tashmë ka një akord mes palëve.

Klubi i Benficës është bindur për ta lënë të lirë “xhevahirin” e saj për shumën e 80 milionë eurove plus 20 të tjera që do të vijnë në formën e bonuseve, ndërsa për lojtarin përgatitet një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej gjashtë milionë euro në sezon.

Kështu, Liverpool garanton sulmuesin e sezonit të ardhshëm dhe konkurron më së miri Manchester City-n që ka bërë një goditje si ajo e Erling Haaland.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Enët nuk duhet të lahen me sfungjer

Story i radhës

Iu këputën gjymtyrët! Atentatorët vëzhguan viktimën dhe bën shpërthimin me telekomandë kur…

Të fundit nga