Live:Juventusi në epërsi, Mancehster City në sprovë

min lexim

Juve në epërsi


(E plotësuar) – 15′ Juventusi synon edhe golin e radhës.

10′ Reali ende nuk ka shënuar por as Manchester City.

4′ Arkadiusz Milik kalon në epërsi Juventusin. 

Grupi A
Rangers – Napoli 0:0
Liveropol- Ajax 2:1 (1:1)

Grupi E
Milan – Dinamo ZG 3:1 (1:0)

Grupi F
Real – Leipzig 0:0
Shakhtar Celtic 1:1 (1:1)

Grupi G
Manchester City – Dortmundi 0:0
Copenhagen – Sevilla 0:0

Grupi H 
Juventus – Benfica 1:0
Maccabi Haiffa – PSG 0:0

1′ Fillojnë ndeshjet.

Milani ka shënuar fitoren e parë në Grupin E të Champions League në futboll. 

“Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Dinamos së Zabrebit, në kuadër të xhiros së dytë.

Dinamovitët nuk arritën befasinë e radhës, pas fitores senzacionale me 1:0 ndaj Chelseat, që ishte zhvilluar në “Maksimir”.

Për Milanin shënuan Giroud (45′-nga penalltia), Saelemaekers (47′), Pobega (77′) dhe për Dinamon Orshiç (56′).

Milani kryeson me 4 pikë duke lënë pas Dinamon me 3 sosh.

Shakhtar Donetsk vazhdon me rezultate të mira


Shakhtar Donetsk ka barazuar me rezultat 1:1 me Celtic-in Skocisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit F në Champions League.

Është një pikë e madhe për Celtic pas humbjes si vendas me 0:3 nga Reali.

Për Shakhtar Donetsk shënuan Mudryk (29′) e për Celtic-un Bondarenko (10′-autogol).

Shakhtar Donetsk kryeson me 4 pikë dhe Celtic është në vend të tretë me 1 pikë.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Wojska Polskiego” në Varshavë.

Rrahmani në kërkim të fitores së dytë


Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Rangers – Napoli

Napoli i Amir Rramanit do të kërkojë fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve kundër Rangers, në mënyrë që ta ruan hapin dhe pozitën e parë në Grupin A, pas fitores spektakulare javën e kaluar kundër Liverpoolit.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka startuar nga minuta e parë në këtë ndeshje e ku partner në mbrojtje do ta këtë Kim.

Në anën tjetër Spalletti ka startuar me treshen e frikshme në sulm për këtë sezon, Kvaratshkhelia, Simeone dhe Politano.

Morelos është sulmuesi që do të këtë punë Amir Rrahmani më të gjatë këtyre ndeshjeve

Ndeshja fillon në ora 21:00 në stadiumin “Ibrox” në Glasgow të Skocisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prej dy javësh shkollat e “kyçura” në Kosovë, prindërit: I marim fëmijët te puna

Story i radhës

Fjala e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka në eventin lançues të projektit “Uniforma Ime”

Të fundit nga