LIVE/ Zgjedhjet e pjesshme vendore, votohet në 940 qendra votimi për 6 bashki

March 6, 2022
min lexim

Nisi sot procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore, në 6 bashki të vendit. 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00. KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të pare.

Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara.

654,538 shtetas shqiptarë votojnë në 940 Qendra Votimi

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë. 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.

KQZ do të realizojë implementimin e kamerave regjistruese në çdo qendër votimit. Regjistrimi filmik (video) i procesit të numërimit të votave nga kamerat e tavolinave dhe kamerat e vrojtimit në VNV, do të ruhet në pajisje elektronike të sigurta dhe do të dorëzohet në KQZ së bashku me materialet e tjera zgjedhore. Administrata e KQZ-së, ose kur është e mundur nga KZAZ-ja, do të riprodhojë një kopje të materialit të regjistruar dhe ti vërë në dispozicion të subjekteve sipas rregullave të miratuara nga Komisioni. Materiali i regjistruar nga kamerat në VNV do të ruhet në KQZ deri në përfundim të afatit të hapjes së kutive. Pas mbarimit të këtij afati, materiali filmik do të ruhet në përputhje me ligjin “Për Arkivat”.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi që projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik të votave për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars, të implementohet në bashkinë Vorë, qarku Tiranë. Dyzet e katër (44) qendrat e votimit në Vorë, do të pajisjen me pajisje elektronik të votimit dhe numërimit elektronik, të cilat u përdorën në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2021.

Për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë, duke u bazuar në numrin e zgjedhësve të vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, shtuar 2 për qind të tyre, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, do të prodhohen në total 667.629 fletë votimi.

Bashkia Shkodër:

Majlinda Angoni – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Bardh Spahia – “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Xhemal Bushati – “Partia Demokratike” (PD)

Bashkia Dibër:

Premtim Kryemadhi – “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Luan Haka – “Partia Demokratike” (PD)

Rahim Spahiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Dritan Torba – “Lëvizja e Re” (LRE)

Bashkia Durrës:

Ardian Muka – Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Emiriana Sako – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Luan Hoti – “Partia Demokratike” (PD)

Bashkia Vorë:

Lulzim Vrana – Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Blerim Shera – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Ymer Marku – “Partia Demokratike” (PD)

Bashkia Rrogozhinë:

Ferdinand Saraçi – “Partia Demokratike” (PD)

Edison Memolla – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Hekuran Xhani -Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Bashkia Lushnjë:

Eriselda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Indrit Sefa – “Partia Demokratike (PD)

Elton bano – “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

13:18-PD pa komisionerë në Vorë, Kaso e Ristani: Veprim që tregon vobektësi, janë pa mbështetje

Ivi Kaso dhe Arben Ristani ndërsa flisnin për gazetarët kanë komentuar situatën e krijuar me komisionerët e Partisë Demokratike në Vorë.

Kaso u shpreh se PD-ja e Lulzim Bashës nuk po mund të gjejë as komisionerë për të mbuluar procesin në këto zgjedhje të pjesshme lokale, ndërsa theksoi se janë duke u përpjekur që të manipulojnë procesin.

Sipas Kasos, deri më tani, procesi ka vijuar sipas Kodit Zgjedhor, ndërsa shtoi se pretendimet e PD kanë si qëllim për ta ndotur këtë proces në Vorë.

“Kodi Zgjedhor parashikon që komisionerët duhet të jenë banorë të njësisë në të cilën zhvillohet procesi, në pamundësi për t’i mbuluar kanë tentuar të importojë nga jashtë. Gjë që nuk lejohet as nga KQZ dhe as nga KZAZ.”

Kurse, Ristani u shpreh se “të zgjedhësh të mos kesh komisionerë tregon vobektësi dhe mungesë përkrahjeje.”

Ai tha se PD e Bashës duhet të mësojë se zgjedhjet nuk fitohen në tavolinë, por “duke motivuar njerëzit.”

12:1022 qendra në Vorë pa kryetarë komisionesh nga PD, Celibashi: KZAZ respektoi ligjin, procesi vijon

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur nga Vora për çështjen e mospranimit nga ana e PD për të propozuar kryetarë komisionesh në 22 qendra votimi në Vorë.

Sipas PD, nga Tirana janë dërguar propozime që kishin njohuri mbi sistemin elektronik të votimit dhe numërimit, që po aplikohet në Vorë, por KZAZ nuk i pranoi për shkak se ata nuk ishin nga Vora.

Celibashi, duke folur për mediat tha se KZAZ ka respektuar ligjin, ndërsa shtoi se procesi do të vijojë në Vorë pasi është plotësuar kuorumi i nevojshëm.

“Ka qenë një situatë, edhe nga pikëpamja ligjore, nuk ka qenë e thjeshtë që ata të vendosnin. Nga pikëpamja procedurale vendimet e tyre kanë qenë në rregull, nga pikëpamja cilësore kur ka pasur probleme janë korrigjuar nga KAS.  Nuk ka lidhje me kërkesat e KQZ-së plotësimi i kërkesave të ligjit për të pasur komisonerë në qendrat e votimit. Është zgjedhje e subjekteve politike. Rëndësi ka që propozimet për anëtarë të Komisioneve të qendrave të votimit të jenë në përputhje të Kodit Zgjedhor.

Veprimtaria e anëtarëve të KZAZ është në përputhje me ligjin. Propozimet duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor. Të gjitha qendrat e votimit kanë minimumin 4 anëtarë, në 25 qendra votimi ka sekretarë dhe anëtarë që janë propozuar nga PD, në qendrat e tjera ka kuorum për të vijuar veprimtarinë, por mungon kryetari që do të duhej të propozohej nga PD.”

12:05-Yuri Kim në terren, ndjek nga afër procesin e votimit në Durrës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka mbërritur mesditën e së dielës në Durrës ku edhe po mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie.

Kryediplomatja amerikane është duke vëzhguar nga afër procesin zgjedhor në Bashkinë e Durrësit. Kim ka qenë e pranishme në disa Qendra Votimi në Durrës dhe ka ndjekur nga afër procesin e votimit.

Kurse, në disa qendra votimi në Shkodër ka qenë i pranishëm ambasadori gjerman Peter Zingraf i cili u shpreh se qëllimi i tij ishte të shihte si ishte atmosfera e përgjithshme, ndërsa shtoi se deri më tani gjykon se përgatitja është shumë e mirë. /

10:44-Problematikat në bashkinë e Vorës, PD kërkon mbledhjen e KQZ

Partia Demokratike ka njoftuar se do të çojë një kallëzim penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre.

Lajmi është bërë nga Selia Blu  ku shprehet: “Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve”.

Më tej thuhet se me këto vendime është minuar procesi zgjedhor në këtë bashki.

Reagimi i PD:

“Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe sanksioneve, Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki.”

11:25-PD bën kallëzim penal për anëtarët e KZAZ në Vorë

Partia Demokratike ka njoftuar se do të çojë një kallëzim penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre.

Lajmi është bërë nga Selia Blu  ku shprehet: “Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve”.

Më tej thuhet se me këto vendime është minuar procesi zgjedhor në këtë bashki.

Reagimi i PD:

“Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe sanksioneve, Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki.”

10:44-Problematikat në bashkinë e Vorës, PD kërkon mbledhjen e KQZ

Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, lidhur me problematikat në procesin e votimit në Bashkinë e Vorës.

Kjo kërkesë ka ardhur vetëm pak kohë pas deklaratës së kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili theksoi se në gjysmat e QV-ve në Vorë nuk janë anëtarët e plotë të komisionerëve, por është kuorumi minimal i tyre dhe prandaj po zhvillohen normalisht votimet.

Në kërkesën e përfaqësuesit të PD-së, Marash Logu thuhet se mbledhja është kërkuar për shkak të problematikave të krijuara në Bashkinë Vorë

10:12-Celibashi: Këto janë problematikat e hasura, nga dëbora tek identifikimi elektronik

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka reaguar lidhur me situatën deri më tani të procesit të votimit në 6 bashki.

Sipas Celibashit moti i keq ka shkaktuar disa problematika në Shkodër dhe në Dibër. Ai ka sqaruar se në Shkodër konkretisht në Shosh dhe Pulti, ka qenë problematika e dëborës që ka penguar nisjen e votimit, ndërsa në disa fshatra të Dibrës ka pasur mungesë energjie.

Po ashtu probleme me identifikimin elektronik ka patur edhe në një qendër votimi në Durrës.

“Problematikat e evidentuar lidhen dhe janë të tilla: 2 qendra votimi në Shosh dhe Pult ku s’ka filluar votimi për shkak të mungesës së komisionerëve që nuk kanë shkuar dot për shkak të motit të keq. Një QV në Shalë identifikimi po bëhet manualisht, pa pajisjen e identifikimit elektronik. Në Shkodër nga 250 QV ka filluar në 247, në 3 QV nuk po votohet. Në Dibër janë 101 QV dhe tek të 101 ka filluar procesi i votimit. Kemi një problem me 18 QV në lidhje me energjinë elektrike në Kastriot dhe Kalanë e Dodës për shkak të reshjeve të dëborës. Në Durrës, nga 337 ka filluar votimi te të gjitha. Në një qendër votimi në Durrës po kryhet procesi i identifikimit pa pajisjen elektronike, kështu kanë vendosur anëtarët e komisionit. Në Vorë nga 44 QV janë hapur të gjitha dhe po votohet normalisht, nuk ka asnjë problem si me identifikimin edhe me votimin elektronik. Në Rrogozhinë nga 53 qendra votimi, ka filluar te të 53. 157 QV në Lushnje, po votohet te të gjitha. Në 5 ka probleme me kamerat e vëzhgimit dhe pajisjen PEI. Në një QV identifikimi po bëhet jo nëpërmjet pajisjes së identifikimit elektronik. Në dy QV në Dibër dhe Durrës ka probleme lidhur me mënyrën si anëtarët e qendrave të votimit administrojnë situatën, por janë pa probleme me vijimin e procesit të votimit. Problematika më shumë lidhet me disa QV në Shkodër e Dibër, për shkak të situatës së motit”, tha Celibashi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 08:00 kanë marrë pjesë në votim 2.68 % e qytetarëve të thirrur në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit.

Sipas KQZ, të dhënat janë mbledhur nga 485 Qendra Votimi nga 942 që janë gjithsej.

Në Dibër pjesëmarrja në votime shënon 3.17%, në Durrës pjesëmarrja në votime llogaritet 2.44 %, në Lushnje është 3.55 %, në Shkodër është 2.44 %, në Rrogozhinë është 3.98%, në Vorë pjesëmarrja është 3.98%.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë. 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit

09:45- Shënohet incidenti i parë, goditet komisioneri i PD

Është goditur komisioneri i PD në një qendër votimit në Durrës, duke shënuar kështu incidentin e parë në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit.

Mësohet se komisioneri Fadri Mezini është goditur jashtë QV 1499 në lagjen nr.8 në Durrës.

Kjo ka sjellë ndërprerjen për disa minuta të procesit të votimit. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes. 

09:15-Në Dukagjin të Shkodrës ngrijnë vendvotimet, dëbora vështirëson procesin

Në Dukagjin të Shkodrës, situata me reshjet e dëborës e ka bërë thuajse të pamundur votimin për qytetarët.

Dy njësi administrative, Shosh dhe Pult, shihet se vendvotimet janë në mes të dëborës dhe kanë ngrirë.

Votimi në këtë zonë ka nisur me vonesë për shkak të situatës me motin. Ndërkohë në qytetin e Shkodrës janë hapur të gjitha qendra e votimit.

08:29-Voton Luan Hoti: T’i japim fund marrjes peng të Durrësit

Ka shfrytëzuar të drejtën e votës kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë në Durrës.

Luan Hoti ka marrë pjesë duke kryer procesin e votimit në orën 08:00 të mëngjesit të kësaj të diele në Qendrën e Votimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Hoti tha se mesazhi i tij është vetëm për qytetarët. “I ftoj të dalin të votojnë. Të votojnë si njerëz të lirë, për familjet e tyre, fëmijët e tyre, të votojnë për t’i dhënë fund marrjes peng të Durrësit dhe qytetarëve të Durrësit”.

Në Durrës ka nisur normalisht dhe i qetës procesi i votimit ndërsa në këto orë të para, votuesit janë të paktë në numër.

08:15-Dëbora bllokon procesin e votimit në disa zona të Dibrës

Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në KZAZ 19 në Dibër, për zgjedhjet lokale të pjesshme.

Si pasojë e reshjeve të borës ka probleme me energjinë elektrike në Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Zall Dardhë, Zall Reç, Sllovë dhe Luzni.

Procesi i votimit ende nuk ka filluar në qendrat e votimit të këtyre njësive pasi nuk funksionon lexuesi elektronik. Në disa zona të thella ka bllokim të rrugës por janë nisur fadroma për hapjen e rrugëve.

07:51-Rama-qytetarëve: Dilni votoni, e drejtë demokratike, respekt edhe për Ukrainën

Teksa ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre dhe të marrin pjesë në votim.

Sipas Ramës, qytetarët duhet të ushtrojnë këtë të drejtë themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të dielë të qetë ” shkruan Rama.

Votimi ka nisur në orën 7.00 i cili pritet të zgjasë deri në orën 19:00 të pasdites.

Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.
Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara.

07:41-Nis votimi në Vorë, 100% elektronik

Votimi në zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë e Vorës do të jetë elektronik.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi duke folur për zgjedhjen e pjesshme që po zhvillohen sot më 6 mars për gjashtë bashkitë e vendit tha se” votimi elektronik është 100% i sigurt”.

“E them me siguri që nuk do të ketë asnjë problem lidhur me procesin e votimit në Vorë. Në Vorë do të votohet nëpërmjet sistemit elektronik të votimin, që administrohet nga persona të autorizuar”, tha Celibashi.

Në zgjedhjet e 25 Prillit në Njësinë Nr. 10 në kryeqytet ku u votua dhe u numërua elektronikisht. Në më pak se 1 orë u mësua rezultati përfundimtar ndërkohë kur u rikontrollua rezultoi të mos kishte parregullsi as në votim dhe as në numërimin e votave.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vuçiq thotë se Makron i ka thënë se as Ukraina, as askush nuk mund të hyjë në BE para Serbisë

Story i radhës

​PS: Kallëzimi penal i PD-së është jologjikë

Të fundit nga

ShkoLartë