LIVE: Zelensky akuzon Putinin për “terrorizëm energjetik”, sulmet ruse lënë pa energji 4.5 mln banorë në Ukrainë

November 4, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Kremlinin për “terrorizëm energjitik”, pasi 4.5 milionë qytetarë në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e sulmeve ruse në rrjetin energjitik të vendit.

Zelensky është shprehur se ushtria ruse po humbet në fushën e betejës, e për këtë Kremlini ka nisur sulmet në infrastrukturën energjitike të vendit. Javët e fundit, Rusia ka kryer sulme në shkallë të gjerë me raketa dhe drone në objektet e energjitike në Ukrainë.

Sulmet vijnë pasi zyrtarët thonë se trupat ruse ka të ngjarë të tërhiqen nga qyteti kyç jugor Kherson, raporton BBC.

Vetëm muajin e fundit, një e treta e termocentraleve të vendit thuhet se janë shkatërruar, sipas Presidentit Zelensky. Si rezultat, qeveria ukrainase është detyruar të nxisë popullsinë të përpiqet të përdorë energjinë me kursim.

“Sonte, rreth 4.5 milionë konsumatorë janë shkëputur përkohësisht nga konsumi i energjisë”, tha Presidenti Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes së djeshme.

Ai tha se shënjestrimi i infrastrukturës energjetike nga Rusia ishte një shenjë “dobësie” pasi forcat ruse nuk arrijnë të fitojnë shumë terren në vijën e frontit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë po ndodh me Twitter? Pas blerjes nga Musk “avullojnë” miliona përdorues

Story i radhës

Zbardhet raporti mjekësor i të moshuarës që u dhunua nga infermierja në Pejë: Lëndime trupore edhe më herët

Të fundit nga

ShkoLartë