Që nga sulmet e 7 tetorit, të paktën 57 gazetarë palestinezë janë vrarë në Gaza, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ). Në total, të paktën 64 gazetarë janë vrarë që nga 7 tetori, ku përfshihen katër gazetarë izraelitë dhe tre libanezë, raporton CNN, transmeton “Bota sot”.
Gazetarët “e kanë mbajtur botën të informuar në kohë reale për tmerret që po përjetojnë civilët në Gaza. Përkushtimi i tyre meriton nderim. Por një nga një, këta sy në tokë po errësohen”, tha OKB në një deklaratë nga Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Territorin Palestinez të Pushtuar.
Agjencia e OKB-së tha se është gjithashtu e shqetësuar për pretendimet e raportuara gjerësisht se gazetarët dhe punonjësit e medias morën telefonata kërcënuese dhe frikësuese nga personeli izraelit i sigurisë, sipas deklaratës.
Vrasja dhe zhvendosja e detyruar e gazetarëve ka penguar aftësinë e tyre për të raportuar në terren në Gaza, tha ai.