LIVE: Vazhdon tmerri rus në Ukrainë, Zelensky: 97 fëmijë që kanë vdekur gjatë kësaj lufte

Fëmijët refugjatë ukrainas rrëfejnë tmerret e luftës

Qindra mijëra fëmijë ukrainas janë bërë refugjatë, prej kur Rusia e pushtoi vendin e tyre, Ukrainën, më 24 shkurt.

Dëshmitë e tyre për tmerret e luftës përbëjnë një kombinim goditës të emocioneve të thella dhe të përshkrimeve të qeta.

Fëmijët po ashtu kanë reflektuar për politikën, ndërsa një vajzë ka hamendësuar se presidenti rus, Vladimir Putin, mbase është “lënë pas dore si fëmijë”.

Radio Evropa e Lirë ka intervistuar disa fëmijë refugjatë ukrainas, në Poloni dhe në Lituani, ndërmjet 2 dhe 8 marsit. 

Si mund t’ua shpjegoni këtë fëmijëve tuaj? 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po i drejtohet Parlamentit të Kanadasë tani, ku është pritur me duartrokitje masive. Ai përshkruan ndjenjat e tij dhe të popullit ukrainas gjatë 20 ditëve të fundit të “agresionit në shkallë të plotë” të Rusisë.

Ai thotë: “Imagjinoni në orën 4 të mëngjesit, secili prej jush, ju filloni të dëgjoni shpërthime bombash, shpërthime të forta, a mund të imagjinoni të dëgjoni ju, fëmijët tuaj, duke dëgjuar shpërthime?

Ai thotë se raketat po bien mbi vendin tuaj dhe fëmijët tuaj po pyesin se çfarë ka ndodhur dhe ju shikoni nga lajmet infrastrukturën e shkatërruar  dhe se njerëzit kanë vdekur. Presidenti ukrainas shton: “Si mund t’u shpjegoni fëmijëve tuaj se agresioni në shkallë të gjerë sapo ka ndodhur në vendin tuaj?

 Fjalimi rrëqethës i Zelensky-t para parlamentit kanadez

Presidenti ukrainas Voldymyrr Zelensky iu ështē drejtuar parlamentit kanadez.

Përpara se të fillonte të fliste, Zelensky mori duartrokitje të vazhdueshme nga të gjithë të pranishmit, shkruan Sky News, transmeton “Bota sot”.

Lideri ukrainas e filloi fjalimin e tij emocionues duke iu drejtuar personalisht kryeministrit kanadez, duke thënë: “Justin, a mund ta imagjinosh?”

Ai tha: “A mund ta imagjinoni që çdo ditë të merrni memorandume që tregojnë numrin e viktimave, përfshirë gratë dhe fëmijët?

Keni dëgjuar për bombardimet, aktualisht kemi 97 fëmijë që kanë vdekur gjatë kësaj lufte. A mund ta imagjinoni? Kulla e famshme CN në Toronto, nëse do të ishte goditur nga bombat ruse?

Sigurisht që nuk ia dëshiroj këtë askujt, por ky është realiteti ynë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lenovo përditëson ThinkPad X13 dhe seritë ThinkPad L

Story i radhës

Ndaloni së qeni armiku juaj më i keq dhe sabotoni ëndrrat tuaja

Të fundit nga