LIVE: Ushtria ukrainase hakmerret ndaj Rusisë, vjen një ‘goditje’ e fuqishme – këto janë akuzat e fundit

Tankun rus e hedhin në erë ukrainasit, e godasin me predhë antitank – goditja ishte tejet e fuqishme dhe direkte


Ushtria ukrainase ka publikuar një video ku shihet sesi arrijnë ta shkatërrojnë apo më mirë thënë ta bëjnë copa tankun rus T-90 – duke e goditur me predhën antitank.

Ishte gjenerali ukrainas Oleg Syrski që postoi videon nga luftimet e ashpra që po zhvillohen në afërsi të Makiivka.

Ai pretendon se Brigada e 66-të e ushtrisë ukrainase, ka arritur të shkatërrojë 25 tanke ruse brenda katër ditëve në po të njëjtin rajon ku u shkatërruar T-90.

Videoja është filmuar më 8 tetor, ku shihet sesi tanku rus derisa po lëvizte në një fushë të gjelbëruar, goditet direkt me predhën antitank, ku më pas vjen deri te një shpërthim tejet i fuqishëm.

Nga shpërthimi i fuqishëm, tanku rus bëhet copa e kupola e mjetit të blinduar pothuajse e tëra shkatërrohet.

Ndikimi i konfliktit izraelito-palestinez mbi luftën në Ukrainë


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të hënën tërhoqi paralele midis sulmeve të Hamasit ndaj izraelitëve dhe sulmeve ruse ndaj ukrainasve, duke i quajtur ato “po aq të liga”. “Dhe vetë izraelitët, gazetarët izraelitë që ishin me ne, në Ukrainë, që ishin në Buça, tani thonë se panë të njëjtën të keqe që erdhi nga Rusia. E njëjta e keqe. Ekziston vetëm një ndryshim. Izraelin e goditi një organizatë terroriste, ndërsa Ukraina u godit nga një shtet terrorist”, u tha Presidenti Zelenskyy pjesëmarrësve në një takim të NATO-s, në të cilin ai mori pjesë përmes një video lidhje.

“Qëllimet e deklaruara janë të ndryshme, por thelbi është i njëjtë. Mund shihni gjak në rrugë, makina të dëmtuara të civilëve, trupa të njerëzve të torturuar”, tha udhëheqësi ukrainas.

Fushata e dezinformimit

Shërbimi ukrainas i zbulimit akuzoi të hënën shërbimet ruse të zbulimet për kryerjen e një fushate diskreditimi ndaj Kievit.

“Shteti agresor i Rusisë po përdor sulmin terrorist të Hamasit ndaj shtetit të Izraelit për një provokim në shkallë të gjerë kundër Ukrainës. Shërbimi i zbulimit i Ministrisë ukrainase të Mbrotjtjes raporton se shërbimi ushtarak rus i zbulimit tashmë ka transferuar armë të prodhuara në SHBA dhe vendet e BE-së, të kapura në Ukrainë, tek terroristët e Hamasit”, thuhet në një deklaratë, të publikuar në faqen e shërbimit ukrainas të zbulimit në Facebook.

Rusia nuk ka sinjalizuar se po mbështet një palë të caktuar në konflikt dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të heqin dorë nga dhuna dhe të negociojnë. Por udhëheqësit e Hamasit thuhet se kanë udhëtuar në Moskë disa herë në vitet e fundit dhe Moska dhe Teherani janë aleatë të tyre strategjikë.

Në një intervistë me shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës, përfaqësuesi i shërbimit ukrainas të zbulimit tha se ata kishin informacion se agjentët rusë kanë marrë pajisje të kapur në Ukrainë dhe kanë filluar t’ua dorëzojnë ato përfaqësuesve të Hamasit, për të krijuar përshtypjen se zyrtarët ukrainas u kanë shitur atyre armët.

“Ne kemi informacione se disa nga armët e kapura në Ukrainë tashmë Rusia i ka transferuar tek terroristët e Hamasit, në kuadër të një operacioni për ta akuzuar më vonë Ukrainën për këtë.”

Zoti Yusov paralajmëroi se do të ketë më shumë akuza të rreme se militantët e Hamasit dyshohet se po luftojnë ushtrinë izraelite me armë nga Ukraina.

Rusia shpreson që sulmet e Hamasit në Izrael do largojnë vëmendjen nga lufta në Ukrainë

Instituti Amerikan për Studimin e Luftës shkroi në një raport më 7 tetor se Kremlini po përdor, dhe ka të ngjarë të vazhdojë të përdorë, sulmet e Hamasit në Izrael për të nxitur fushata informacioni që synojnë dobësimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit për Ukrainën.

“Kremlini ka intensifikuar disa operacione informacioni që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor, shpesh duke akuzuar Perëndimin për neglizhencë ndaj konflikteve në Lindjen e Mesme dhe favorizim të mbështetjes së Ukrainës. Kremlini shpreson se komuniteti ndërkombëtar do të heqë vëmendjen nga Ukraina për t’u përqendruar në Lindjen e Mesme”, thonë analistët e ISW.

Raporti citon një propagandues rus të ketë thënë se Rusia do të përfitonte nga përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve sepse kjo “do ta largonte përkohësisht vëmendjen nga Ukraina, duke e kthyer atë tek konflikti i përjetshëm në Lindjen e Mesme”./VOA

Lufta në Ukrainë, forcat ruse vijojnë sulmet vdekjeprurëse në Kherson, dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur


Forcat ruse bombarduan rajonin jugor të Khersonit dhe pjesë të tjera të Ukrainës të dielën, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se trupat po përparonin në frontin lindor në kundërsulmin e Kievit për të dëbuar pushtuesit rusë.

Ndërsa Moska tha se forcat e saj kishin zmbrapsur sulmet pranë pikës qendrore të frontit lindor, Bakhmut, dhe më tutje në veri.

Gjatë javëve të fundit, Krheson ka qenë një nga qytetet më të sulmuara nga forcat ruse.

Ukraina: Rusia ka furnizuar me armë grupet e armatosura në Hamas


Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës (GUR) pretendoi se armët po përdoren nga grupet e armatosura të Hamasit në betejat kundër Izraelit ditët e fundit, kanë ardhur nga Rusia. Një deklaratë e GUR pretendonte se armët u sekuestruan nga trupat ruse në luftimet në Ukrainë dhe se dorëzimi i tyre në Hamas ishte një “provokim në shkallë të gjerë kundër Ukrainës”.

“Hapi tjetër, sipas planit rus, duhet të jetë akuzimi i rremë i personelit ushtarak ukrainas për shitjen e armëve perëndimore te terroristët në baza të rregullta”, thuhet në deklaratën e GUR.

Në njoftim nuk përmendet se çfarë arme janë këto. Burime pranë Hamasit kanë publikuar video të luftëtarëve të grupit që mbanin armë të ngjashme me pushkët e sulmit amerikan M4.

GUR gjithashtu thotë në deklaratën e saj se Rusia mund të përdorë deklaratat e ish-oficerit të rojes kufitare ukrainase Ruslan Syrovoi në betejën e saj propagandistike. Të dielën, kanalet ruse në Telegram ngarkuan një video të Syrovoy i cili thotë se punon për shërbimet ruse të sigurisë që nga viti 2014.

“Falë Syrovoy, u bë e mundur të kryheshin sulme të sakta artilerie dhe ajrore në objektet e Forcave të Armatosura të Ukrainës,” shkroi kanali rus jozyrtare Bezsonov.

Megjithatë, nuk përmendet furnizimi i supozuar i Hamasit me armë në këtë kontekst.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moti sot me diell dhe temperatura deri në 29 gradë Celsius

Story i radhës

“Tempulli”, i shpallur në kërkim për shitje të narkotikëve, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Të fundit nga