Rajoni i Kievit dhe Zaporizhzhia goditen nga sulme të reja, thonë zyrtarët lokalë
Nga: H.O.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se forcat ukrainase kanë rrëzuar pothuajse 250 helikopterë rusë gjatë gjithë rrjedhës së luftës, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.
Zelenskiy e bëri këtë pretendim në fjalimin e tij të fundit kombëtar të mërkurën mbrëma:
Numri i përgjithshëm i helikopterëve rusë të rrëzuar tashmë po i afrohet 250.
Pushtuesit rusë kanë humbur tashmë po aq pajisje – avionë dhe të tjera – sa shumica e ushtrive të botës thjesht nuk kanë dhe nuk do të kenë kurrë në shërbim.
Rusia nuk do të jetë në gjendje t’i rikuperojë këto humbje. Falënderoj të gjithë luftëtarët tanë për një demilitarizimin kaq gradual dhe të pakthyeshëm të armikut”.