LIVE: Sulm ndaj një depoje nafte në Rusi/ Zelenskyy flet për deklaratën e Papa Françeskut – ka këtë kundërpërgjigjje!

Moska organizon votime për zgjedhjet presidenciale ruse në Donetsk


Sot, Rusia po mban votimet e hershme për zgjedhjet presidenciale në qytetin e Donetskut, në rajonin e kontrolluar prej saj në lindje të Ukrainës.

Në dhjetor 2023, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Rusi njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale nga datat 15-17 mars, që përfshin votime edhe në 4 rajone të Ukraninës, që Rusia pretendon se janë territor i saj, që prej vitit të kaluar.

Ukraina ka deklaruar se votimet për zgjedhjet ruse në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson do të jenë të pavlefshme dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë ligjërisht çdo vëzhgues që dërgohet për të mbikqyrur procesin zgjedhor.

Aftësia e Moskës për të mbajtur zgjedhjet në atë që ajo i cilëson si “territore të reja të saj” ka një rëndësi politike për Kremlinin.

Por procesi paraqet sfida logjistike dhe sigurie sepse trupat ruse kontrollojnë pjesërisht 4 rajonet.

Në zonat që kontrollohen nga Moska po zbatohet ligji ushtarak.

Aneksimi nga Rusia i katër rajoneve në lindje të Ukrainës në shtator të vitit 2022 është konsideruar i paligjshëm nga Ukraina dhe shumica e vendeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./

Sulm ndaj një depoje nafte në Rusi, raportohet për një të vdekur


Guvernatori i rajonit jugperëndimor rus të Kurskut tha se një person është vrarë si pasojë e grantimeve ukrainase, duke shtuar se një zjarr shpërtheu në një depo nafte për shkak të një sulmi ukrainas me dron.

“Si rezultat i një goditjeje direkte me granatë, një ndërtesë banimi u përfshi nga zjarri dhe një grua lokale vdiq”, shkroi më 10 mars në Telegram, guvernatori Roman Starovoit. Ai shtoi se burri i viktimës ka pësuar djegie në shkallë të lartë dhe tani po merr trajtim mjekësor.

Starovoit më pas shkroi se “një dron ukrainas ra dhe shkaktoi zjarr në një depo nafte”.

Kanali në Telegram SHOT raportoi se droni dëmtoi një cisternë të naftës me kapacitet prej 3.000 tonësh, por sugjeroi se cisterna ishte e zbrazur në momentin e sulmit.

Javën e kaluar, Starovoit pretendoi se një depo për ruajtjen e benzinës u përfshi nga flakët pas një sulmi ukrainas me dron. Dhe në shkurt u raportua se një zjarr i madh në një depo nafte afër Kurskut u shkaktua nga një sulm me dron i kryer nga Ukraina.
Guvernatori i rajonit të Belgorodit, pas raportimeve për sulmet në Kursk, raportoi se ky rajon ishte sulmuar nga dy dronë ukrainas.

Vyacheslav Gladkov tha se një makinë u përfshi nga flakët, por nuk u raportua për të lënduar. Në një postim të ndarë, ai tha se forcat ukrainase kishin goditur rajonin e Belgorodit, përfshirë me mortaja dhe dronë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se dy dronë janë rrëzuar mbi rajonin e Belgorodit, por nuk raportoi për asnjë sulm me dron në rajonin e Kurskut.

Ushtria ukrainase, që kur Rusia nisi luftën kundër saj më 2022, nuk komenton pretendimet për sulme me dronë në territorin rus.

elensky i përgjigjet indirekt Papa Françeskut: Kisha është në front, jo 2500 km larg


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzoi thirrjen e Papa Françeskut për bisedime me Rusinë, duke e quajtur thirrjen e tij një “ndërmjetësim virtual” të largët. Zelensky nuk iu referua drejtpërdrejt Papës apo komenteve të tij, por tha se idetë e tij nuk kishin të bënin me përpjekjet e figurave fetare në Ukrainë për të ndihmuar vendin.

“Në Ukrainë kishte shumë mure dikur të bardhë shtëpish dhe kishash, të cilat tani janë djegur dhe thyer nga predhat ruse. Dhe kjo në mënyrë shumë elokuente thotë se kush duhet të ndalet që lufta të ndalet. Kur e keqja ruse filloi këtë luftë më 24 shkurt, të gjithë ukrainasit dolën në mbrojtje të tyre. Të krishterët, myslimanët, hebrenjtë – të gjithë. Falenderoj çdo kapelan ukrainas që është me ushtrinë, në Forcat e Mbrojtjes. Atje në vijën e parë. Mbrojnë jetën dhe njerëzimin. Ata na mbështesin përmes lutjes, bisedës dhe veprimit. Kështu është kisha – me njerëz. Dhe jo dy mijë kilometra e gjysmë larg – diku atje për t’u përfshirë në ndërmjetësimin virtual midis atyre që duan të jetojnë dhe atyre që duan të të shkatërrojnë. ”, tha Zelensky.

Në një intervistë që dha për rrjetin televiziv shtetëror RTS dhe e transmetuar dje, Papa Françesku, i pyetur për situatën në Ukrainë , tha: “Unë besoj se më të fuqishmit janë ata që e shohin situatën, mendojnë për njerëzit dhe kanë guximin të ngrenë flamurin e bardhë dhe të negociojnë”, theksoi ai.

Më herët sot, Kievi, nëpërmjet ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, iu përgjigj ashpër kreut të Kishës Katolike Romake dhe u zotua se Ukraina “nuk do t’i dorëzohet kurrë” Rusisë. “Flamuri ynë është i verdhë dhe blu. Për këtë flamur jetojmë, vdesim dhe triumfojmë. Nuk do të ngremë kurrë më flamuj”, tha Kuleba.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e Hënë 11 mars 2024

Story i radhës

Kaq shumë lumturohet nëna e saj kur i shkon Shyhretja për vizitë

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez