Një ndërtesë banimi në Kiev bombarohet nga trupat ruse
Një ndërtesë banimi raportohet se është djegur në Kiev pasi shpërthimet janë dëgjuar më herët në kryeqytet, sipas një raporti të Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Ukrainës, Ukrinform.
Nuk ka detaje të tjera deri më tani, dhe nuk dihet se sa persona kanë shpëtuar dhe sa janë të lënduar, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Jo shumë kohë më parë, dy shpërthime goditën periferinë perëndimore të qytetit, sipas kanalit lokal Ukraine 24.
Më shumë për shpërthimet në Kiev
Kanali lokal Ukraine 24 raportoi dy shpërthime të mëdha në periferi perëndimore të qytetit në lagjen Borshchagovka të Kievit.
Sipas një raporti të kanalit, raketat u lëshuan nga pala bjelloruse. Ky pretendim nuk është verifikuar nga BBC.
У Києві – повітряна тривога, пролунали декілька вибухівhttps://t.co/bHi4gyer98 pic.twitter.com/UWnOEdP70E
— Ukrinform (@UKRINFORM) March 15, 2022
Sirenat e sulmit ajror kanë rënë në Kiev, si dhe Odesa në jug, Uman në qendër dhe rajoni Khmelnytsky në perëndim.
Shpërthime të mëdha raportohen në Kiev
Sapo ka kaluar ora 05:30 me orën lokale në Kiev dhe gazetarët në terren në kryeqytet po raportojnë sërish se kanë dëgjuar shpërthime të mëdha.
Goditjet para agimit nga pala ruse janë bërë tipar i përbashkët i kësaj lufte deri më tani.