Interi fiton në Plzen
(E plotësuar) – Fillojnë ndeshjet.
Gjithçka gati.
Grupi A
Liverpool – Ajax 0:0
Grupi B
Porto – Club Brugge 0:0
Bayer Leverkusen – Atletico 0:0
Grupi C
Bayern – Barcelona 0:0
Plzen – Interi 0:2 (0:1)
Grupi D
Sporting – Tottenham 2:0 (0:0)
Marseile – Eintracht 0:0
Interi kthehet me tre pikë nga stadiumi në Plzen.
Zikaltrit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Plzenit, në takimin e xhiros së dytë të grupit C në Champion League.
Vendasit nga minuta e 61-tën mbeten pa një lojtar, pasi që Bucha u përjashtua me karton të kuq dhe kjo ishte një përparësi e madhe për Interin.
Golat i realizuan futbollistët Dzeko (20′) e Dumfries (70′).
Interi zë vendin e tretë me 3 pikë dhe Plzen është në fund me 0 pikë.
Sporting në minutën e fundit trondit Tottenhamin
Tottemham ishte shumë afër që të kthehet me një pikë nga Lisbona, por mposhtem në çastet e fundit.
Sporting ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Tottenhamit, në xhiron e dytë të grupit D të Champions League në futboll.
Futbollisti Paulinho në minutën e 90-të Arthur Gomes në atë të 90+3 shënuan për fitoren e skuadrës portugeze.
Sporting kryeson me 6 pikë duke lënë pas Totenhamin me 3 sosh.
Live: Sfida e nxehtë në Munih, Bayern – Barcelona
Champions League luan raundin e dytë në fazën e grupeve, me shumë sfida që premtojnë spektakël dhe emocione.
Në grupin B, Atletiko e Madridit ndeshet në transfertë me Bajer Leverkusenin, me skuadrën e Simeones që është në kërkim të një tjetër tre-pikëshi.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Portos dhe Klub Bryzhit, me kampionët e Portugalisë që do të kërkojnë fitoren e parë.
Gjithashtu, një tjetër që premton spektakël, me dy tifozeri shumë të zjarrta është ajo mes Marsejës dhe Aintrahtit të Frankfurtit, në grupin D.