LIVE: Samiti në Zvicër/ Paralajmërimi që jepi Zelenskyy – kërkoi këtë gjë nga Rusia!

Forcat ruse i “likuidojnë” rrëmbyesit për t’i shpëtuar pengjet në një qendër ndalimi


Forcat ruse të sigurisë i kanë vrarë rrëmbyesit e disa pengjeve në një qendër ndalimi në jug të Rusisë, raportuan mediat shtetërore ruse më 16 qershor.

Pengjet në qendrën e paraburgimit në Rostov-on-Don nuk u lënduan, tha RIA Novosti, duke e cituar shërbimin federal të burgjeve ruse.

Novosti raportoi se rrëmbyesit janë “likuiduar”, ndërsa mediat lokale raportuan se disa prej të burgosurve janë vrarë.

U raportua se gjashtë të burgosur i morën peng dy pjesëtarë të stafit të qendrës së ndalimit në rajonin Rostov, duke e kërkuar një veturë dhe rrugë të hapur për t’u larguar.

Gjashtë rrëmbyesit u akuzuan për aktivitete terroriste, ndërsa disa prej tyre u raportua se kanë lidhje me Shtetin Islamik (IS).

IS-i ka kryer një numër sulmesh në tokën ruse në vitet e fundit, përfshirë një sulm në mars, kur burra të armatosur qëlluan me armë ndaj njerëzve në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, duke i vrarë 145 njerëz.

Zelensky: Nisim bisedimet e paqes që nesër nëse Rusia largohet nga territori ukrainas


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se do të zhvillojë bisedime paqeje me Rusinë nëse tërhiqet nga i gjithë territori ukrainas. Por duke folur në mbyllje të samitit për paqen në Zvicër, ai tha se Putin nuk do ta përfundonte luftën dhe duhej të ndalohej në çdo mënyrë, qoftë me mjete ushtarake apo diplomatike.

Ai shtoi se ndihma perëndimore nuk ishte e mjaftueshme për të fituar luftën, por samiti ka treguar se mbështetje ndërkombëtare nuk po dobësohej.

Takimi përfundoi me dhjetëra vende që angazhohen për integritetin territorial të Ukrainës. Ata miratuan një dokument përfundimtar, por disa vende pjesëmarrëse, përfshirë India, Afrika e Jugut dhe Arabia Saudite nuk e nënshkruan atë.

Më shumë se 90 vende dhe organizata ndërkombëtare morën pjesë në samit. Rusia nuk u ftua dhe mbështetësi i saj më i madh Kina nuk ishte e pranishme, duke bërë që disa të hidhnin dyshime mbi efektivitetin e samitit.

Von der Leyen nga samiti në Zvicër: Rruga drejt paqes kërkon durim dhe vendosmëri


Rruga drejt paqes në Ukrainë do të kërkojë durim dhe vendosmëri, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ajo tha se samiti i mbajtur në Zvicër këtë fundjavë ka afruar paqen në Ukrainë, por paqja e vërtetë nuk do të arrihet me një hap dhe rruga drejt paqes do të kërkojë durim dhe vendosmëri.

Ne e dimë se paqja në Ukrainë nuk do të arrihet me një hap, do të jetë një udhëtim. Nuk ishte një negociatë paqeje sepse (Presidenti rus Vladimir) Putin nuk është serioz për përfundimin e luftës, ai insiston në kapitullim, ai insiston në marrjen e territorit ukrainas, madje edhe territor që nuk është aktualisht i pushtuar.”, tha ajo.

Udhëheqësit, duke përfshirë zëvendëspresidenten e SHBA-së Kamala Harris, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron u takuan në Burgenstock në një përpjekje për të mbledhur mbështetjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës dhe dënuan pushtimin duke hedhur poshtë pretendimet e presidentit rus për pjesë të Ukrainës si një kusht për paqen.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Arsyeja shkencore pse bashkëshorti juaj ju çmend

Story i radhës

Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga

Të fundit nga