live samiti i ballkanit perendimor per planin e rritjes ne tirane rama moment vendimtar 6b0956c0eada4

LIVE: Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë, Rama: Moment vendimtar

November 27, 2026
min lexim

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë/ Marta Kos jep shifrat: Shqipëria dhe Mali i zi shtetet që kanë performuar më mirë, ja sa fonde do të marrin nga Plani i Rritjes


untitled 9 91795772971

Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes.

Në fjalimin e saj hapës ajo dha rezultatet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, dhe shprehu se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë performuar më mirë gjatë, ndaj dhe do të shpërblehen me më shumë fonde.

Konkretisht Mali i zi realizoi 94% të reformave dhe do të marrë 81 milionë euro, Shqipëria realizoi 85% dhe do të marrë 185.6 milionë euro, ndërsa RMV realizoi 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro.

“Do të hyjmë në 4 vjeçarin e fundit të planit të rritjes. Plani u përpilua për të mbështetur reforma ekonomike që ndihmojnë për anëtarësimin.

Deri tani 3 shtete kanë përparuar, ndërsa 3 shtete të tjera

Mali I zi ka vënë në zbatim 94% të reformave dhe do të merrni 81 milionë në raundit e dytë

Shqipëria 85% të reformave dhe do të marrë 185.6 milionë euro në pagesën e katër

RMV ka zbatuar 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milion euro.

Fondet janë që të shpërndahen për vendet që performojnë më mirë. Mali i zi dhe Shqipëria do të marrin 15% më shumë nga plani i rritjes ndërsa RMV 10%”, tha Marta Kos.

Rama falënderon Marta Kos: Ka qenë një zë i fortë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në


sfsafgsrgdre1795773043

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, për angazhimin e saj ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë fjalës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.

Rama vlerësoi rolin e Kos në mbështetje të perspektivës evropiane të rajonit, duke e cilësuar atë një zë të fortë si për vendet e Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për vetë Bashkimin Evropian.

“Dua të falënderoj Marta Kos për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për Ballkanin Perëndimor. Ajo ka qenë një zë i fortë për ne dhe për BE-në. Kur bëhet fjalë për zgjerimin, duhet të qëndrojmë të vendosur dhe të mos bëjmë lëvizje që mund të sjellin pasoja në formën e vonesave”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe te procesi i zgjerimit, të cilin e cilësoi si një përfitim jo vetëm për vendet kandidate, por edhe për Bashkimin Evropian.

“Bindja ime është e fortë se për Shqipërinë dhe për të gjitha vendet rreth tryezës, zgjerimi është bekim për BE-në. Duhet të dimë se e ardhmja jonë evropiane është një përgjegjësi e përbashkët rajonale. Jemi këtu për të folur hapur, për të ndarë pikëpamjet tona dhe për të vendosur së bashku për vitin e ardhshëm”, tha ai.

Rama: Integrimi në BE nuk mund të presë, por kemi ende shumë punë për të bërë


edfef1795772848

Kryeministri Edi Rama në fjalën hyrëse në Samitin BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes që po zhvillohet në Tirane e ka cilësuar si një moment vendimtar për rajonin por edhe për Bashkimin Evropian.

Rama e cilësuar atë si një qasje të re të integrimit gradual që bashkon rajonin rreth reformave, konvergjencës ekonomike dhe kohezionit rajonal.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se pavarësisht progresit të shënuar vitet e fundit në afrimin ekonomik mes gjashtë vendeve të rajonit dhe BE-së, mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Ai theksoi se qytetarët e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të presin anëtarësimin e plotë për të prekur përfitimet konkrete.

Ai nënvizoi se mbështetja financiare dhe integruese e BE-së kushtëzohet drejtpërdrejt nga rezultatet konkrete dhe zbatimi i reformave.

“Mblidhemi këtu për Planin e Rritjes, në një takim që vlen për të vlerësuar progresin dhe për të parë sfidat që kemi përpara. Nuk ka dyshim se ky është një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Nuk ka aspak dyshim se është një moment tejet vendimtar edhe për Europën. Ne kemi qenë entuziastë për nisjen e këtij procesi të ri, që në njëfarë mënyre vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual dhe që na mbledh bashkë në tri dimensione: reformat, konvergjenca ekonomike dhe kohezioni rajonal.

Na duhet të themi se vitet e fundit konvergjenca mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është rritur. Megjithatë, ka ende shumë rrugë për të bërë. Ne të gjithë kemi mbrojtur idenë se qytetarët tanë s’duhet të presin për të korrur përfitimet e integrimit në tregun e përbashkët. Qytetarët tanë duhet të gëzojnë që tani, gradualisht, të drejtat që gëzojnë qytetarët e BE-së.

Jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk është e mirëqenë dhe se BE-ja është po aq e prirur të na ndihmojë, sa ç’është e prirur të na bjerë me çekiç kokës që të japim rezultate dhe të bëjmë reforma. Është një marrëdhënie ku progresi sjell më shumë pjesëmarrje dhe gatishmëria sjell më shumë mundësi”, tha Rama ndër të tjera.

Rama në samitin e Planit të Rritjes: Moment vendimtar për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor


edi rama131795772817

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian ndodhen në një moment vendimtar për procesin e integrimit, gjatë fjalës së mbajtur në takimin e Planit të Rritjes, që po zhvillohet në Tiranë.

Rama theksoi rëndësinë e qasjes së re të integrimit gradual, duke nënvizuar se procesi mbështetet në tri shtylla kryesore reformat, konvergjencën ekonomike dhe kohezionin rajonal.

“Tani mblidhemi këtu për planin e rritjes në takimin që vlen për të vlerësuar progresin. Nuk ka dyshim që ky është një moment vendimtar për BP, është vendimtar për secilin vend të ulur rreth tryezës. Nuk ka dyshim që është një moment vendimtar për vetë Evropën. Ne kemi qenë absolutisht për nisjen e këtij procesi që vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual dhe që na mbledh në tri dimensione, reforma, konvergjencë ekonomike dhe kohezion rajonal.  Qytetarët tanë duhet të përfitojnë që tani dhe gradualisht nga të drejtat evropiane, sidomos kur bëhet fjalë për standardet e jetesës”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për vendet e rajonit, por theksoi se kjo mbështetje shoqërohet edhe me kërkesa të forta për rezultate dhe reforma.

“Asgjë nuk është e mirëqenie dhe se BE është po kaq i prirur për të na ndihmuar të përmirësohemi sac është i prirur të ta bjerë me çekiç kokës për të dhënë rezultate dhe reforma. Sikur një ditë të më thërrisnin që të numëroja bekimet e BE do të sfidoja gjithëkënd që të më ndalte së foluri për orë të tëra dhe ditë të tëra për të dhe pa asnjë lloj ideje për të bërë qejfin, por për të thënë atë që na sjell të punuarit sëbashku dhe ngushtë me BE dhe për të kuptuar sesa përfitime ka për dijen e pamat që na transferohet për ndërtimin e institucioneve”, deklaroi Rama.

Nis samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë


Zbatimi i Planit të Rritjes dhe ritmi i reformave që lidhen me integrimin europian janë në fokus të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet këtë të premte në Tiranë.

Në Pallatin e Brigadave janë mbledhur kryeministri Edi Rama, komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, si dhe drejtues të tjerë të vendeve të rajonit, mes tyre kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi zhvillohet nën temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, ndërsa diskutimet përqendrohen te përmbushja e reformave të kërkuara, zbatimi i mekanizmave të Planit të Rritjes dhe integrimi gradual ekonomik i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.

Në nisje të samitit, kryeministri Rama e cilësoi periudhën aktuale si një moment vendimtar për Ballkanin.

“Ky është një moment vendimtar për Ballkanin”, deklaroi kreu i qeverisë.

Samiti synon të përcaktojë prioritetet e bashkëpunimit rajonal dhe hapat e mëtejshëm për afrimin me BE-në.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BILALL KASAMI DHE IZET MEXHITI
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Tirana e konfirmon, gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

rama falenderon marta kos ka qene nje ze i forte per ballkanin perendimor dhe be ne 6b09571c67d46
Lajmi i radhës

Rama falënderon Marta Kos: Ka qenë një zë i fortë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në

Të fundit nga

ShkoLartë