LIVE: Rusia sulmoi centralin bërthamor, Zelensky alarmon botën

SHBA aktivizon ekipin e reagimit bërthamor

Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm, ka shkruar në Twitter se ka folur me ministrin e energjisë të Ukrainës pas raportimit për shpërthim zjarri në termocentralin Zaporizhzhia. Granholm ka njoftuar se ka vendosur të aktivizojë Ekipin Amerikan të Reagimit ndaj Incidenteve Bërthamore.

“Operacionet ushtarake ruse pranë uzinës janë të pamatura dhe duhet të pushojnë,” tha Granholm, e cili mbikëqyr arsenalin bërthamor të SHBA-së.

Johnson i shqetësuar me sulmin në centralin bërthamor

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në kompleksin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur zyra për shtyp e kryeministrit britanik, Johnson.

Ai i kërkoi Rusisë që “të ndërpresë menjëherë sulmin e saj ndaj termocentralit” dhe të lejojë shërbimet e urgjencës të kenë qasje në të.

Zyrtarët ukrainas thonë se centrali bërthamor është i sigurt

Kreu i administratës shtetërore rajonale të Zaporozhzhisë, Alexander Starukh, thotë se tashmë është arritur që të sigurohet centrali bërthamor.

Ai postoi vetëm një fjali në Facebook, duke thënë se ai kishte folur me drejtorin e Stacionit të Energjisë Bërthamore Zaporizhzhia në Enerhodar dhe ishte siguruar situatën e tij.

“Drejtori i ZNPP-së më siguroi se për momentin është e arritur siguria bërthamore e objektit”, ka shkruar ai.

Shtëpia e Bardhë thotë konfirmon se nuk ka rritje të nivelit të rrezatimit në Zaporizhzhia

Dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se informacionet e tyre të fundit nuk tregojnë “asnjë tregues të niveleve të larta të rrezatimit” në centralin bërthamore Zaporizhzhia në Ukrainë.

CNN, raporton se Shtëpia e Bardhë po vazhdon të monitorojë nga afër situatën

Sulmi rus në centralin bërthamor: Zelensky u kërkon evropianëve të ‘zgjohen’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po bën thirrje për ndihmë urgjente pas raportimeve se forcat ruse kanë bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.

Në një adresim urgjent nga Kievi, në orët e para të mëngjesit të 4 marsit, Zelensky paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

“Evropianë, ju lutemi zgjohuni!” u lut ai.

Ukraina thotë se nuk ka “asnjë ndryshim në nivelet e rrezatimit” në Zaporizhzhia

Rregullatori bërthamor i Ukrainës ka njoftuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se “nuk ka asnjë ndryshim të raportuar në nivelet e rrezatimit në centralin bërthamor të Zaporizhzhia”, shkroi IAEA në Twitter në orët e hershme të mëngjesit të 4 marsit.

Zyrtarët ukrainas thanë të premten herët një zjarr kishte shpërthyer në centralin bërthamor, ndërsa forcat ruse sulmuan “nga të gjitha anët”, dhe se zjarrfikësit e kishin të pamundur për të arritur në vend.

Një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve të orëve të fundit në Ukrainë. Këtu janë disa gjëra që duhet ditur:

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, zyrtarët ukrainas raportuan shpërthimin e një zjarri në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë që gjende në Zaporizhzhia të Ukrainës. Zjarri sipas ministrit të jashtëm të Ukrainës u shkaktua nga sulmet ajrore të Rusisë.

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se një katastrofë atje mund të jetë më e keqe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.

Pas raportimeve për zjarr në këtë termocentral bërthamor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se është në kontakt me autoritetet ukrainase.

Pas publikimit të lajmit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, telefoni presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë, negociatorët rusë dhe ukrainas thanë se kanë rënë dakord të organizojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë miratuar sanksione shtesë që synojnë oligarkët rusë

SHBA-ja dhe BE-ja kanë rënë dakord të ofrojnë qëndrim të përkohshëm për refugjatët që ikin nga Ukraina.

Shqetësime pas raportimeve se një termocentral bërthamor është përfshirë nga zjarri

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është në kontakt me autoritetet ukrainase për zjarrin në centralin bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka shkruar në një postim në Twitter se “është në dijeni të raportimeve për granatimet në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia” dhe se ishte në kontakt me autoritetet ukrainase për situatën.

Më herët, një udhëheqës i një qyteti afër termocentralit bërthamor tha se uzinat e këtij centrali ishin përfshirë nga zjarri pas luftimeve intensive në atë zonë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se trupat ruse “po qëllojnë nga të gjitha anët”.

Ministri ukrainas paralajmëron për një katastrofë më të rëndë se Çernobili

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha në Twitter se ushtria ruse “po qëllon nga të gjitha anët” në kompleksin e termocentralit bërthamore në Zaporizhzhia të Ukrainës ku është raportuar për shpërthim të zjarrit.

Ai paralajmëroi se një katastrofë atje mund të ishte më e keqe se ajo e Çernobilit në që ndodhi në vitin 1986 dhe bëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të sulmit rus për t’iu lënë zjarrfikëseve hapësirë për të shuar zjarrin.

Raportohet se është përfshirë nga flaka termocentrali më i madh bërthamor në Evropë

Një zjarr raportohet se ka shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, e që është më i madhi në Evropë.

Duket se është shkaktuar nga “granatimet e vazhdueshme të armikut ndaj ndërtesave dhe njësive [të uzinës]”, ka thënë kryebashkiakut të qytetit Enerhodarit, Dmytro Orlov.

Orlov kishte raportuar më parë për luftime intensive midis forcave ukrainase dhe ruse në periferi të qytetit të tij që ndodhet fare pranë termocentralit bërthamor që raportohet se është përfshirë nga flakët.

Ukraina ka katër centrale bërthamore aktive duke përfshirë Zaporizhzhia

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Story i radhës

Horoskopi ditor, e premte 4 mars 2022

Të fundit nga