LIVE: Rrëzohet një helikopter mjekësor në Rusi – publikohet një raport kur vendosi Putin të filloj sulmet në Ukrainë!

Presidenti i Brazilit pritet me protestë në parlamentin e Portugalisë, deputetët e majtë i tregojnë flamurin e Ukrainës


Deputetë e ekstremit të djathtë në Lisbonë protestuan të martën kundër fjalimit të presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në parlamentin e tyre, duke mbajtur lart flamuj ukrainas dhe pankarta që shkruanin “Vendi i një hajduti është në burg” dhe “mjaft me korrupsion”.

Lula po fliste në parlament në ditën kur Portugalia përkujton 49 vjet të Revolucionit të vitit 1974, kur oficerët e rinj të ushtrisë përmbysën një diktaturë prej katër dekadash të krahut të djathtë.

Protestuesit mbanin pankartat e tyre, ndërsa pjesa tjetër e Parlamentit duartrokiste Lulën gjatë fjalës së tij.

Një deputet i parlamentit, Augusto Santos Silva, dukshëm i irrituar, ndërhyri, duke thënë se deputetët për të qëndruar në sallë duhej të tregojnë mirësjellje dhe edukatë.

Ministri i Jashtëm rus: Forcat ushtarake të grupit Wagner, të gatshme për të mbështetur Sudanin


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka deklaruar se Sudani mund të përdorë shërbimet e kompanisë mercenare ruse të grupit Wagner.

“Sudani i cili po “copëtohet” nga konflikti midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë ka të drejtë të përdorë shërbimet e kompanisë mercenare ruse Wagner”, ka thënë Lavrov.

Në një konferencë për shtyp nga selia Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Lavrov e përshkroi atë që po ndodh në Sudan si një “tragjedi”.

Ai përsëriti se Wagner është një “kompani private” dhe Sudani mund të mbështetet tek këto forca ushtarake.

“Mos harroni se si u krijua shteti i Sudanit”, tha Lavrov duke argumentuar se prioriteti i SHBA-së ishte ndarja e atij vendi.

Raporti/ Putin vendosi që të pushtonte Ukrainën në mars të vitit 2021


Një raport hulumtues i gazetës online, Vyorstka, thotë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendimin për të pushtuar Ukrainën në fillim të marsit të vitit 2021. Sipas raportit, i cili bazohet në intervista me burime të afërta me udhëheqjen ruse, Putini ka marrë këtë vendim pasi autoritetet ukrainase kanë konfiskuar asetet dhe mediat e kontrolluara nga politikani pro-rus i Ukrainës, Viktor Medvedchuk, në shkurt të vitit 2021.

Përgatitjet për pushtimin, i cili ka nisur në fund të shkurtit, 2022, kanë zgjatur një vit. Sipas raportit, Putin i ka bërë ato me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, miliarderin Yury Kovalchuk, mbështetës kryesor i idesë. Kovalchuk e ka bindur Putinin se është koha e duhur për të nisur pushtimin, pasi Bashkimi Evropian po përballej me probleme të brendshme dhe mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, shkruan Vyorstka.

Një burim i ka thënë gazetës se Putin, fillimisht, ka planifikuar ta kërcënojë hapur Ukrainën me agresion, në artikullin e tij të diskutueshëm “Rreth unitetit historik të rusëve dhe ukrainasve”, të botuar në korrik të vitit 2021. Megjithatë, kërcënimi është hequr nga teksti në momentin e fundit.

Një tjetër burim i ka thënë gazetës se zyrtarë të lartë rusë kanë diskutuar në dhjetor të vitit 2021 se si Ukraina do të ndahet midis korporatave të mëdha ruse. Raporti citon një person, të cilin Vyorstka e quan “mik i vjetër i Putinit”, të ketë thënë se ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, e ka mbështetur planin e Putinit, pasi ai ka qenë i sigurt se operacioni ushtarak do të jetë i shpejtë dhe i ngjashëm me aneksimin e Gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, 2022. Sipas Kombeve të Bashkuara, deri nga mesi i prillit, së paku 8.500 civilë ukrainas janë vrarë dhe më shumë se 14.000 të tjerë janë plagosur si rezultat i luftës. Numri i saktë i viktimave ushtarake nuk dihet, por shumica e analistëve thonë se të dyja palët kanë humbur mijëra ushtarë në luftime.

Rrëzohet një helikopter mjekësor në Rusi, një i vdekur


Një helikopter mjekësor u rrëzua në rajonin e Volgogradit, duke vrarë një person, thanë shërbimet rajonale të urgjencës.

“Një helikopter mjekësor u rrëzua, një anëtar i ekuipazhit vdiq,” tha përfaqësuesi i shërbimit të urgjencës.

Ai saktësoi se, sipas informacioneve paraprake, një helikopter Ansat po udhëtonte për në vendndodhjen e tij në vendbanimin Yerzovka, afër Volgogradit.

Zelensky: Rusia shkatërroi qindra kisha, më shumë se 60 muze dhe galeri në Ukrainë


Rusia shkatërroi më shumë se 60 muze dhe galeri, si dhe qindra kisha në rajone të ndryshme të Ukrainës, tha presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij drejtuar kombit.

Në total, më shumë se 60 muze dhe galeri në rajone të ndryshme të vendit tonë janë shkatërruar ose dëmtuar nga pushtuesi”, tha Zelensky.

Sipas tij, sot rrënojat në qytetin Kupiansk të rajonit të Kharkivit po pastroheshin pas një sulmi rus me raketa S-300. Forcat ruse shënjestruan muzeun e historisë lokale dhe shtëpitë aty pranë. “Rusia vrau dy gra me këtë sulm. Ngushëllimet e mia për familjet dhe miqtë e viktimave… Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur, po ju ofrohet ndihma e nevojshme”, tha ai.

Përveç kësaj, ai tha se një kishë u shkatërrua nga avionët rusë në fshatin Kizomys, komuniteti Bilozerka, rajoni Kherson.

Një kishë ortodokse… Nga një bombë e drejtuar. Domethënë, ushtria ruse e dinte se çfarë po shkatërronin. Kjo kishë u bë një nga qindra kishat dhe shtëpitë e lutjeve të shkatërruara nga sulmet ruse”, tha Zelensky.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ambasadorja e SHBA-së në OKB Thomas-Greenfield, thirrje për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Story i radhës

Kylie Jenner i “vë flakën” Instagramit – shfaqet seksi nga shtrati

Të fundit nga

Kurti mbledh ministrat

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj të mërkure do të mbajë mbledhje. Zyra e kryeministrisë ka njoftuar