Emocionet e Champions League
(E plotësuar) – Gjashtë ndeshje në orën 21.00.
Fillojnë ndeshjet. Secila më e mirë se tjetra!
Dortmundi e fillon me fitore në Champions League
Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj skuadrës daneze, Copenhagen, në takimin e parë të Grupit G të Champions League.
Verdhezinjtë janë në grup të vështirë, me kampionin e Anglisë, Manchester Cityn, pastaj Sevilla e Spanjës dhe Copenhagen e Danimarkës.
Gjithçka ishte e qartë në 45 minutat e parë, kur skuadra gjermane shënoi dy herë përmes futbollistëve Reus (35′), Guerreiro (42′) dhe Bellingham (83’).
Dortmundi starton me fitore para shikuesve të vet në edicionin e ri të ligës me prestigjioze në Kontinentin e Vjetër.
Kapiteni Ademi me Dinamon shokojnë Chelsean
Chelsea kokulur nga stadiumi “Maksimir” në Zagreb.
Kapiteni Arijan Ademi me Dinamon e Zagrebit, shokojnë Chelsean duke e mposhtur me rezultat 1:0, në ndeshjen e parë të Grupit E në kuadër të Champions League.
Në minutën e 13-të, futbollisti Mislav Orsiç shënoi pas asistimit të Bruno Petkoviqit.
Ademi ka treguar lojë të madhe me shokë dhe i gëzuan tifozët e tyre.
Chelsea dëshpëron, ndërsa Dinamo arkëton tre pikë në hapje të grupit, që peshojnë.
Dinamo është senzacion i xhiros së parë, duke dëshmuar se ka ekip jashtëzakonisht të mirë.
Ademi është zëvendësuar në minutën e 88-të.
Në Grupin E garojnë Dinamo, Salzburg dhe AC Milan.
Haaland sërish në krye të sulmit
Haaland sërish në krye të sulmit!
Mançester Siti kërkon ta startojë këtë sezon të ri të Ligës së Kampionëve si pretendent kryesorë, ku përballë do të ketë Sevijan në Spanjë.
Pep Guardiola nuk kërkon që të humbasë pikë që në ndeshjen e parë, kështu ka zgjedhur lojtarët më të mirë për të startuar, me Erling Haland në krye të sulmit.
Nga ana tjetër, skuadra spanjolle nuk ka ndërmend të dorëzohet pa luftuar, me trajnerin Julien Lopetegi, që kërkon të surprizojë kampionët e Anglisë.