Milani mposht Dinamon e kapitenit Ademi
(E plotësuar) – 1′ Fillojnë ndeshjet.
Milani ka shënuar fitoren e parë në Grupin E të Champions League në futboll.
“Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Dinamos së Zabrebit, në kuadër të xhiros së dytë.
Dinamovitët nuk arritën befasinë e radhës, pas fitores senzacionale me 1:0 ndaj Chelseat, që ishte zhvilluar në “Maksimir”.
Për Milanin shënuan Giroud (45′-nga penalltia), Saelemaekers (47′), Pobega (77′) dhe për Dinamon Orshiç (56′).
Milani kryeson me 4 pikë duke lënë pas Dinamon me 3 sosh.
Shakhtar Donetsk vazhdon me rezultate të mira
Shakhtar Donetsk ka barazuar me rezultat 1:1 me Celtic-in Skocisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit F në Champions League.
Është një pikë e madhe për Celtic pas humbjes si vendas me 0:3 nga Reali.
Për Shakhtar Donetsk shënuan Mudryk (29′) e për Celtic-un Bondarenko (10′-autogol).
Shakhtar Donetsk kryeson me 4 pikë dhe Celtic është në vend të tretë me 1 pikë.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Wojska Polskiego” në Varshavë.
Rrahmani në kërkim të fitores së dytë
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Rangers – Napoli
Napoli i Amir Rramanit do të kërkojë fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve kundër Rangers, në mënyrë që ta ruan hapin dhe pozitën e parë në Grupin A, pas fitores spektakulare javën e kaluar kundër Liverpoolit.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka startuar nga minuta e parë në këtë ndeshje e ku partner në mbrojtje do ta këtë Kim.
Në anën tjetër Spalletti ka startuar me treshen e frikshme në sulm për këtë sezon, Kvaratshkhelia, Simeone dhe Politano.
Morelos është sulmuesi që do të këtë punë Amir Rrahmani më të gjatë këtyre ndeshjeve
Ndeshja fillon në ora 21:00 në stadiumin “Ibrox” në Glasgow të Skocisë.