Një raketë thuhet se goditi një klinikë private të maternitetit në periferi të Kievit të martën mbrëma, sipas një deklarate nga shefi i klinikës së maternitetit Adonis.
“Një raketë goditi klinikën e maternitetit. Janë bërë shumë dëme por ndërtesa është në këmbë.
Të gjithë janë evakuuar”, shkroi Vitaliy Gyrin në faqen e tij në Facebook.
Gyrin gjithashtu u kërkoi njerëzve që të mos shkonin në klinikë, “Më e rëndësishme është të mos vini tani për të marrë askënd nga këtu. Të gjithë janë në një vend të sigurt. Kjo është e sigurt”.