(E plotësuar 18:50) – Pamje të rënda, shihni ku përfundojnë trupat e të vrarëve në Ukrainë
Qytetarët e Mariupolit, qytetit të rrethuar nga rusët, po përjetojnë ditë ferri. Nënkryetari i këtij qyteti tha se nuk e di saktësisht se sa njerëz janë vrarë, por tregon se shifra e fundit që e dinë është 1,207 persona.
“Këta janë vetëm trupat që kemi mbledhur në rrugë”, tha Sergei Orlov për BBC.
Associated Press ka publikuar një fotografi të të vrarëve, trupat e të cilëve hidhen në një varr masiv.
“Trupat e pajetë vendosen në një varr masiv në periferi të Mariupol, Ukrainë, e mërkurë, 9 mars 2022, pasi njerëzit nuk mund t’i varrosin të vdekurit e tyre për shkak të bombardimeve të rënda nga forcat ruse. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)”, thuhet në përshkrimin e AP.
Lexo edhe: Nuk ka paqe në Ukrainë, rusët po vrasin ukrainasit jo vetëm me plumba – katastrofa humanitare
Orlov tha se 47 persona janë varrosur në një varr masiv, në pamundësi për të shkuar në varrezat jashtë qytetit.
“Jo të gjithë ata u identifikuan”, shtoi ai.
Pamjet e trupave të vrarë në Ukrainë
Pamjet e trupave të vrarë në Ukrainë
Ministri ukrainas di si ta bëjë nervoz Putinin
Oleksii Reznikov, Ministri ukrainas i Mbrojtjes, ka bërë një postim në Twitter, ku ka shkruar se të gjitha krerët e institucioneve në Ukrainë, janë në vendet e tyre të punës, pavarësisht përpjekjeve të ruse, që me anë të ushtrisë, luftimeve dhe bombardimeve po tenton t’i mposhtë ata.
Ai madje është kujdesur të bëjë një fotografi ku shihet plotë disponim dhe një sfond me mot të mirë në Kyiv.
“Mirëmbrëma nga Ukraina
Fotoja e postuar nga Oleksii Reznikov
Presidenti, lidershipi i vendit, anëtarët e qverisë, të gjithë punojnë në vendet e tyre. e dimë se sa pikëlluese është kjo për Rusinë. I rekomandojë secilit ushtar rusë që të ndjekë anijenë ruse para se të jetë vonë. Meqë ra fjala Ukraina do ta pranojë me plotë mirëkuptim kapitullimin e Rusisë”.