LIVE: Nuk ka qetësi për Putinin, pas vdekjes së Prigozhin i vjen një ‘kërcënim’ nga Wagner – gjërat po shkojnë në favor të Ukrainës

Një njësi e lidhur me ‘Wagner’, grupi paraushtarak neo-nazist rus kërcënon të rebelohet ndaj pushtetit të Putinit


Një njësi paraushtarake neo-naziste ka kërcënuar se do të ndalojë luftimet në fshatin “kritik” Robotyne, nëse Kremlini nuk mund të lirojë themeluesin e tij nga paraburgimi finlandez, kanë thënë analistët ushtarakë.

Sipas mediave të huaja, Yan Petrovsky, udhëheqësi i “Rusich”, një njësi e lidhur me Wagner, u arrestua në Finlandë të premten me kërkesë të Ukrainës, sipas grupit dhe kanaleve të rrjeteve sociale të lidhura me Wagner.

Tani Rusich ka thënë se nuk do t’i mbrojë rusët derisa qeveria ruse ta bëjë këtë, duke e akuzuar atë për dështimin për të siguruar lirimin e Petrovsky.

“Formacionet e parregullta ruse mbeten të gatshme të kërcënojnë të tërhiqen nga lufta në mënyrë të njëanshme, pavarësisht përpjekjeve të fundit të komandës ushtarake ruse për të spastruar dhe shtypur mosbindjen,” tha Instituti për Studimin e Luftës.

Studimi me bazë në SHBA tha se Grupi Rusich ka të ngjarë të bazohet përgjatë frontit Robotyne-Verbove, në rajonin e Zaporizhzhia, ku Rusia “nuk mund të përballojë që asnjë njësi të rebelohet”.

Kujtojmë se Byroja Kombëtare Finlandeze e Hetimit të premten kërkoi zgjatjen e paraburgimit të Petrovsky, i cili përdor emrin Voislav Torden, me dyshimin për pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist, si dhe për mbështetjen e terrorizmit, tha një zyrtar finlandez i gjykatës.

Petrovsky është një aktivist i ekstremit të djathtë për një kohë të gjatë, i cili ndihmoi në themelimin e Rusich si një njësi neo-naziste në hapat e fillimit të konfliktit në Donbas në 2014.

Ukraina thuhet se ka bërë përparime nëpër fshat në ditët e fundit, duke lënë të nënkuptohet se kjo situatë do të vijojë.

Takimi i ‘fshehtë’ mes Putinit dhe Prigozhin pas tentativës së dështuar për grusht shteti, anëtarët e Wagner rrëfejnë detaje


Një burim i grupit të mercenerëve Wagner kanë zbardhur detaje të reja mbi takimin e fundit të Presidentit rus, Vladimir Putin dhe ish aletatit të tij Prigozhin.

Presidenti rus thirri ish-mikun e tij në Kremlin 10 ditë pas kryengritjes së milicisë dhe tentativës për grusht shteti në Moskë. Konfrontimi mes tyre ka qenë i ashpër, siç rrëfejnë ushtarët e Wagner, me tone të ashpra për plot 3 orë ku kreu i Kremlinit e akuzoi për tradhti, një gjë të cilën Putin nuk e fal.

Putin i bëriti Prigizhin për 3 orë në takimin e tyre intim, të cilin mediat e raportuan kurrë. Pas këtij takimi, Putin e la kreun e Wagner të ikte, e në atë momnenti Prigozhin ishte i bindur se i kishte shpëtuar zemërimit të Putin.

Në shkrimin e publikuar nga prestigjiozja italiane, ‘La Repubblica’ një anëtar i Wagner rrëfeu për uebsiten e pavarur ‘Meduza’, se Prigozhin kishte besuar realisht se Putin nuk do e vriste. Madje e kishte bindur veten se ishte i pathyeshëm e i pavdekshëm.

Dhe në fakt kjo e shpjegon rikthimin e dyshimtë të Prigozhin në Moskë, edhe pse shumë e kishin parashikuar fatin e tij pas kundërvënies ndaj Putin. Ai, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të rëndësishëm duke përfshirë këtu edhe komandantin ushtarak, neonazistin Sergei Utkin e ndjenë veten aq të sigurt sa të udhëtonin me avionin privat të Prigozhin, duke mos ua marr mendja se do ishte ‘fluturimi’ i tyre i fundit.

Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi, me analizën e ADN-së, se Prigozhin ishte gjithashtu në bordin e avionit të rrëzuar Embraer, si dhe gjashtë pasagjerë të tjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Teza më e akredituar në faqet dhe kanalet ruse të Telegramit, si dhe nga inteligjenca perëndimore, është se avioni u rrëzua për shkak të një shpërthimi, ndoshta të shkaktuar nga një bombë.

Sa i takon takimit të fundit fatal në Kremlin, Putini kishte thirrur Prigozhin dhe miqtë e tij pesë ditë pas kryengritjes. Më 10 korrik, zëdhënësi Dmitry Peskov konfirmoi takimin, ku morën pjesë 35 persona. Prigozhin dhe stafi i tij i kishin dhënë presidentit “shpjegimet” e tyre dhe Putin kishte rënë në një konsensus me ta. Ai u kishte ofruar atyre të tjera misione në luftë dhe disa opsione.

Peskov ka hedhur poshtë si ” gënjeshtra absolute” akuzat e bëra kundër Putinit nga figurat e opozitës dhe mediat perëndimore se ka urdhëruar eliminimin e Prigozhin. Por e vërtetea sipas milicisë Wagner, është krejt ndryshe madje nuk ka nevojë as të dyshohet. Sipas njërit prej anëtarëve, Wagner kërkon hakmarrje, madje janë gati të marshojnë të armatosur drejt Kremlinit, si kundërpërgjigje për këtë akt të Putinit.

“Shumë janë të tërbuar, duan hakmarrje, janë gati të marshojnë me armë drejt Kremlinit”, tha njëri prej tyre, i kthyer së fundmi nga Ukraina.

Por grupi famëkeq i Wagner ka ngelur fillikat, pa lider dhe jashtëzakonisht shumë rrëmujë. Pa një lidership të aftë për t’i udhëhequr dhe me presionin nga Kremlini është mjaft e vështirë për të organizuar një kundërpërgjigje ndaj Vladimir Putinit.

Lideri i Çeçenisë: Forcat ruse zmbrapsën sulmet ukrainase në Donetsk


“Forcat ruse zmbrapsën një tentativë sulmi nga trupat ukrainase në zonën Kleshcheyevo në Republikën Popullore të Donetsk.”

Kështu u shpreh të dielën lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, përmes një postimi në Telegram, shkruan Tass.

“Një video e re tregon rezultatet e arritura nga njësia speciale Akhmat së bashku me ushtarët nën komandën e mençur të vëllait tim të dashur, gjeneralit Apty Alaudinov <…

Këto janë rezultatet e mjerueshme të përpjekjes së ushtrisë ukrainase për të sulmuar këtë mëngjes”, shkroi Kadyrov.

Inxhinieri i avionit të Prigozhinit nën hetim, bëri riparimet në minutat e fundit para nisjes


Një inxhinier i cili kreu riparime të minutës së fundit në avionin ku thuhet se kishte hipur Yevgeny Prigozhin, po merret në pyetje nga autoritetet.

Kreu i grupit rebel të mercenarëve privatë Wagner, i cili vdiq të mërkurën në moshën 62-vjeçare pasi një aeroplan që nisej nga Sheremetyevo e Moskës për në Shën Peterbugh rreth orës 18:00 u rrëzua.

Ai zbriti 100 milje në veriperëndim pranë qytetit të Tverit. Një video e pa verifikuar e postuar nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, tregon se aeroplani bie me shpejtësi ndërsa del tymi.

Emri i Prigozhin ishte në një listë të pasagjerëve në bordin e Embraer Legacy 600, një avion i raportuar gjerësisht se i përkiste ish-manjatit të luftës.

Që atëherë janë ndezur spekulimet rreth fluturimit, i cili erdhi vetëm dy muaj pasi Prigozhin, kreu një grusht shteti të abortuar dhe të guximshëm kundër Vladimir Putin.

Në një postim në Telegram të Premten nga VChK-OGPU, e cila ka lidhje me shërbimet e sigurisë, hetuesit kanë qenë duke i bërë presion inxhinierit të avionit për ditë të tëra, ndërsa po shqyrtojnë nëse një bombë mund të jetë vendosur.

“Sergey Kitrish, 41 vjeç, ka punuar vazhdimisht me avionin e Prigozhin dhe ishte ai që kreu riparimet e fundit për të zëvendësuar frenën e pajisjes së uljes dhe ftohësin turbo”, pretendoi media, duke cituar një burim.

“Një ‘bombë’ mund të ishte vendosur gjatë këtyre riparimeve”, pretendon kjo media.

“Menjëherë pas shpërthimit, Kitrash u mor nën kujdesin e shërbimeve speciale dhe u dërgua në vendin e rrëzimit”, tha VChK-OGPU, duke shtuar se Kitrish foli me Kol Ivan Sibul të Komitetit Hetues të Rusisë (SKR).

Fati i Kitrishit, si dhe i dy inxhinierëve të tjerë, Artur Michenkov dhe Aleksey Anshukov,  është ‘i panjohur’, sipas medias ruse.

Ditën e sotme, zyrtarët rusë konfirmuan vdekjen e Prigozhinit. Komiteti Hetues njoftoi se analizat gjenetike të Prigozhin dhe viktimave që udhëtonin në avion, janë të njëjta me ato në listën e pasagjerëve të fluturimit.

“Ekzaminimet molekularo-gjenetike kanë përfunduar si pjesë e hetimit për rrëzimin e avionit në rajonin Tver. Nga rezultatet, u konstatuan se identitetet e 10 viktimave korrespondojnë me listën e udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e Komunitetit Hetues.

Avioni privat i Prigozhin u rrëzua në veri-perëndim të Moskës më 25 gusht, dhe të gjithë anëtarët e bordit humbën jetën. Mes viktimave, ishin figura të rëndësishme të grupit mercenar të krijuar nga Progozhin

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Temperaturat pritet të bien, paralajmërohet rrufe e shi

Story i radhës

Paradite kthjellime, pasdite priten vranësira/ Sa do të shkojnë temperaturat sot

Të fundit nga