Fillon ndeshja
(E plotësuar) – Fillon ndeshja.
Kroacia për fitore,
Magjia e Kupës së Botës vijon me sfidën Marok – Kroaci
Magjia e Kupës së Botës vijon me sfidën Marok – Kroaci, e vlefshme për Grupin F. Nënkampionët e botës nisin aventurën e tyre në Katar me synim për të surprizuar sërish dhe për t’i shkuar deri në fund kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit.
Në krye të kroatëve, ashtu si në vitin 2018 qëndron Zlatko Dalic, një trajner ekspert, që di t’i marrë më të mirën skuadrës së tij. Lojtarët me eksperiencë nuk mungojnë te Kroacia. Ky do të jetë Botërori i fundit i një prej mesfushorëve më të mirë në botë, Luka Modric,
Në miqësoren e fundit, para startit të Kupës së Botës, marokenët fituan me rezultatin 3-0 përballë Gjeorgjisë, në një sfidë spektakolare, ku bindën me lojë dhe gola.
Arritja më e madhe në Kupën e Botës për skuadrën afrikane është kalimi i grupit në vitin 1986, ndërsa botërori i fundit ishte për t’u harruar për Marokun, pasi e mbylli i fundin në grup me vetëm 1 pikë në “Rusi 2018”.
Djali i Maradonës: Mesi nuk mund të krahasohet me babain tim!
Humbja e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në Botërorin e Katarit ka surprizuar këdo. Pas shumë reagimeve nga bota e futbollit, në “Radio Marte” në Itali foli edhe djali i Diego Armando Maradonës, Diego Junior.
Ai u shpreh se ndjehej i shkatërruar nga kjo situatë, por futbolli është i tillë dhe se mund të humbësh ndaj kundërshtarëve më të dobët.
“Krahasimi mes Mesit dhe babait tim bëhet nga ata që nuk shohin dhe nuk e kuptojnë futbollin. Po flasim për dy jashtëtokësorë të ndryshëm, por nuk dua ta vendos në kryq Lionelin. Jam i shkatërruar nga kjo disfatë.
E kam të vështirë të besoj se e gjithë kjo ndodhi me të vërtetë. Humbja përballë Arabisë Saudite është një çmenduri. Ata ishin shumë të frikësuar. Futbolli është i tillë. Ndonjëherë ndodh që humb edhe kundër kundërshtarëve shumë më të dobët”, deklaroi djali i legjendës më të madhe të futbollit argjentinas.
Maroku sfidon Kroacinë
Ballafaqohen Maroku – Kroacia në kuadër të Grupit F të Kampionatit Botëror në futboll.
Kroacia synon të startojë me fitore.
Maroku – Kroacia
Maroku: Bono – Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui – Ounahi, Amrabat, Ziyech, Amallah, Boufal – En-Nesyri.
Kroacia: Livakoviq – Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa – Modriç, Brozoviç, Kovaçiç – Vlasiq, Kramariç, Perishiç.