Live: Luftë e ashpër midis Izraelit dhe Hezbollahut, sulmet ajrore në Bejrut vrasin së paku 22 persona

min lexim

Libani po e akuzon Izraelin për një sulm ajror që shkatërroi një ndërtesë të tërë, e ku së paku 22 persona kanë mbetur të vdekur.

Sulmet izraelite goditën dy objekte në një zonë me popullsi të dendur të Bejrutit qendror, thuhet në deklarimet e zyrtarëve libanezë, në atë që duket të ishte sulmi më vdekjeprurës në kryeqytetin e Libanit, në më shumë se një vit luftimesh midis Izraelit dhe Hezbollahut, njofton New York Times.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit raportoi se një nga sulmet kishte shënjestruar një ndërtesë tetë-katëshe në lagjen Ras el-Nabaa, ndërsa tjetra kishte rrafshuar një ndërtesë katër katë në lagjen Basta.

Videot e verifikuara nga New York Times shpërfaqin ndërtesën e shkatërruar, derisa objektet ngjitur të dëmtuara.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar këto sulme, por ajo ka vënë në shënjestër sistematikisht liderët dhe vendet e Hezbollahut në një fushatë të rëndë bombardimi në zonat e Bejrutit.

Këto sulme erdhën disa orë pasi zyrtarët e Kombeve të Bashkuara deklaruan se forcat izraelite kishin qëlluar mbi paqeruajtësit e OKB-së në Libanin jugor, duke plagosur dy prej tyre.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Anësori i Liverpool kërkohet nga “Bavarezët”

Story i radhës

Ahmetaj: Kosova po e paguan faturën e izolimit në aspektin ndërkombëtar

Të fundit nga