Të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për rikthimin në Kiev.
Zelensky falënderoi gjithashtu 27 misionet e tjera diplomatike të huaja që operojnë aktualisht në kryeqytet, duke thënë se është “një gjest jashtëzakonisht i rëndësishëm mbështetjeje për Ukrainën”, shkruan BBC.
“Gjeste të tilla, së bashku me mbështetjen e fortë mbrojtëse, financiare dhe politike nga bota e lirë, nënkuptojnë se nevoja për t’i dhënë fund luftës po bëhet gjithnjë e më e dukshme për Rusinë”, tha ai.
“Humbja e pushtuesve është e pandryshueshme”, shtoi Zelensky./A.M.
(6:31) – Lufta barbare ruse në Ukrainë
Lufta për pushtimin e Ukrainës po vazhdon në mënyrë barbare nga Rusia.
Këto janë disa nga zhvillimet e fundit në Ukainë:
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se do të ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime paqeje me presidentin rus Vladimir Putin pavarësisht mizorive ruse.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se vendi i tij nuk e konsideron veten në luftë me NATO-n, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve Ria.
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes ka thënë se SHBA nuk beson se Rusia do të përdorë armë bërthamore, raporton Reuters
Pentagoni ka akuzuar presidentin rus për “shthurim dhe brutalitet” në pushtimin e tij në Ukrainë.
Rusia ka tentuar të shkëmbejë civilët ukrainas me ushtarët rusë të kapur në kundërshtim me Konventën e Gjenevës, sipas zëvendëskryeministrit të Ukrainës.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar është kthyer në Kiev, duke iu bashkuar 27 misioneve diplomatike të huaja që operojnë aktualisht në vend.
Paketa masive e propozuar e Presidentit Biden për Ukrainën është penguar nga luftimet e brendshme të Kongresit mbi prioritetet e brendshme të SHBA-së./A.M.