Kroacia do vetëm fitore
(E plotësuar) – 1′ Fillon ndeshja.
Kroacia: – Kanada 0:0
Kroacia: Livakoviq, Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa, Modriç, Brozoviç, Kovaçiq, Livaja, Perisjiq dhe Kramariç.
Kanada: Borjan, Johnston, Vitoria, Miller, Laryea, Eustaquio, Hutchinson, Davies, Buchanan, Larin dhe David.
Mision aspak i thjeshtë për Kroacinë
Formacionet e Kroaci-Kanada, Dalic i dhuron një fanellë titullari ish-interistit!
Kroaci-Kanada është një nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme. Maroku mposhti 0-2 Belgjikën dhe kryeson grupin F me katër pikë, ndërkohë që nënkampionët e botës do të synojnë fitoren e parë për t’iu bashkuar Marokut në krye të grupit.
Mision aspak i thjeshtë për djemtë e Zlatko Dalic, të cilët do të kenë përballë një Kanada të rrezikshme, që nuk e meritoi aspak humbjen në takimin e parë ndaj Belgjikës. Trajneri i Kroacisë ka bërë vetëm një ndryshim në formacion krahasuar me barazimin e bardhë ndaj Marokut.
Nikola Vlasic i Torinos ka përfunduar në stol. Në vend të tij do të luajë nga minuta e parë Marko Livaja, ish-sulmuesi i Interit, i cili do të formojë treshen ofensive me Andrej Kramaric dhe Ivan Perisic. Kanadaja zbret sërish në fushë me skemën e veçantë 3-4-3.
Kroacia do të përballet me Kanadanë
Kroacia do të përballet me Kanadanë, ja si rreshtohen të dyja ekipet
Kroacia do të përballet sot me Kanadanë në Botërorin e Katarit. Kjo është ndeshja e dytë për ekipet në fazën e grupeve.
Ata do të përballen në stadiumin “Khalifa International”.
Kroatët do të startojnë me sulmin Lavaja, Kramariç dhe Perishiç.