Benzema flet para ceremonisë së Topit të Artë: I lumtur që jam këtu, pres lajme të mira
Karim Benzema ka arritur të ceremoninë e Topit të Artë që do të mbahet në Paris dhe që do të fillojë brenda pak minutave.
Sulmuesi i Real Madridit është favoriti kryesor për ta fituar, pas një super sezoni me “Los Blancos”.
Para fillimit të ceremonisë, Benzema tha se pret lajme të mira sonte.
“I lumtur që jam këtu, është hera ime e parë. Shpresoj të kemi një lajm të mirë sonte”.
💬 Karim Benzema : « Happy to be here, it’s my first time. Hope to have a great news tonight ! »#ballondor pic.twitter.com/9nhkZCWJai
— Ballon d’Or #ballondor (@francefootball) October 17, 2022
Gjithçka gati për ceremoninë e Topit të Artë
Ceremonia e Topit të Artë nga France Football fillon nga ora 20:30, në Paris, ku do të zgjidhet lojtari më i mirë në botë.
Përveç çmimit për lojtarin më të mirë për meshkuj, do të ndahet edhe për femra.
Derisa do të ndahen edhe pesë çmime të tjera në kryeqytetin francez.
Karim Benzema është favorit tek meshkujt, derisa te femrat, Alexia Putellas.