19:17 – Apple Watch Series 8 ka një modalitet “Low Power Mode” që siguron 36 orë jetëgjatësi baterie.
19:16 – Watch Series 8 ka një funksionalitet që identifikon aksidentet me makinë falë sensorëve të rinj të xhiroskopit dhe akselerometrit.
19:15 – Gjithashtu mund të shohin nëse kanë devijime të ciklit, që mund të jetë një sinjal i problemeve shëndetësore.
19:14 – Falë sensorit të ri të temperaturës, Watch Series 8 femra mund të ndjekin ciklin menstrual.
19:12 – Një dizajn me dy sensorë tempeture, një nën ekran dhe një në pjesën e pasme të orës.
19:11 – Apple Watch Series 8 ka një sensor temperature.
19:08 – Apple Watch Series ka një buton të ri, skaje të rrafshëta, përmasa më të mëdha.
19:07 – Tim Cook thotë sot zbulojmë linjën më të mirë të Apple Watch që kemi ndërtuar ndonjëherë.
19:03 – Një video tregon sesi Apple Watch ka ndikuar në jetët e njerëzve
19:02 – Tim Cook: Sot jemi këtu për të folur për iPhone, Apple Watch dhe AirPods
Në lidhje me iPhone 14 kemi pak a shumë një ide të qartë të asaj çfarë po vjen.
iPhone 14: Ashtu si modeli i vitit të kaluar iPhone 13, do të jenë modeli i rangut të ulët me çmim që fillon nga 699 dollarë dhe ekran 6.1-inç së bashku me dy kamera të pasme.
iPhone 14 Max: Nuk është e sigurtë se ky do të jetë emri përfundimtar i telefonit por do fshijë iPhone 13 mini nga linja dhe tashmë ta zëvendësojë si “vëllai” i madh i iPhone 14 me ekran prej 6.7-inç, aq sa modeli Pro Max. Çmimi i tij pritet nga 899 dollarë.
iPhone 14 Pro: Është në parim një iPhone 14 por e pajisur me çdo gjë që Apple ka arritur këtë vit në aspektin e teknologjive të reja dhe më të fundit. Çmimi i tij fillon nga 1,099 dollarë.
iPhone 14 Pro Max: Nëse po kërkoni më shumë sesa iPhone 14 Max me ekran 6.7-inç, varianti Pro Max do të ofrojë çdo gjë që ka rezervuar Apple për modelet e tjera.
E shndërruar në një traditë, përpara se gjethet të ndryshojnë ngjyrë dhe të fillojnë të bien, Apple mban një eveniment ku ndan me detajet rreth produkteve të ardhshme të kompanisë.
Sot presim që gjiganti Amerikan i teknologjisë të zbulojë një linjë të re iPhone që braktis modelin Mini në favor të një varianti me ekran më të madh.
Një orë inteligjente, mundësisht një model sportiv. Si dhe ekzistojnë gjasat që Apple të zbulojë produkte të tjera të shumëpërfolura në muajt e fundit si AirPods Pro.
Evenimentet e kompanisë kanë qenë virtuale që kur pandemia filloi por sot reporterët janë mbledhur nga mbarë globi në klimën akoma të nxehtë të Cupertinos në Kaliforni për të marrë pjesë fizikisht.
Në këtë LiveBlog sjellim për ju zhvillimet më të fundit nga Apple.
/PCWorld Albanian