Belgët do të tentojnë një mrekulli në Angli me Jasharin titullar!!
Belgët do të tentojnë një mrekulli në Angli me Jasharin titullar!!
Publikohen formacionet zyrtare të Aston Vila-Klub Bryzh!
Aston Vila ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë ndaj Klub Bryzh në Ligën e Kampioneve, pasi triumfoi me shifrat 3-1 në Belgjikë duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve.
Por klubi belg, duke parë mënyrën se si luajti në sfidën e parë ku iu afrua disa herë golit, do të tentojë gjithçka në këtë ndeshje të dytë në Angli, edhe pse dukshëm nuk është favorit.
Formacioni i Realit
Sonte zhvillohet ndeshja e dytë e 1/8 së finales së Champions League, mes Ateltiko Madridit dhe Real Madridit.
Më fillim nga ora 21:00, në ”Metropolitano stadium” do të vendoset se cila skuadër do të kualifikohet në çerekfinale.
Real Madridi ka epërsi nga ndeshja e kaluar, pasi shënoi fitore në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, me rezultat 2-1.
Trajneri i ”Los Blancos”, Carlo Ancelotti, tashmë ka publikuar formacionin zyrtar të ndeshjes.
“Arma” më e fortë e Realit është sulmi, ku edhe kësaj radhe nga minuta e parë startojnë treshja e frikshme, Rodrygo, Vinicius Jr-i dhe Mbappe.
Dortmundi fiton me përmbysje, kualifikohet
Dortmundi nuk ka lejuar befasi në Champions League.
Verdhezinjtë janë kualifikuar në çerekfinale.
Dortmundi ka fituar në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj skuadrës franceze, Lille.
Ndeshja e parë pati përfunduar 1:1 dhe Dortmundi me rezultat të përgjithshëm 3:2 ka siguruar biletën për më tej.
David në minutën 5-të shënoi për Lillen dhe Can në minutën e 54-të e Beier në atë të 65-tën për triumfin e Dortmundit.
Diego Simeone me më të mirët e mundshëm
Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit të Madridit për ndeshjen e kthimit në Champions League. Diego Simeone ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, ndërsa Carlo Ancelotti vjen me një lëvizje disi surprizë.
Tekniku Italian ka hedhur nga minuta e parë “veteranin” Luka Modric, ndërsa pjesa tjetër mbetet e njëjtë me atë të ndeshjes së javës së kaluar në “Bernabeu”.
Atletico XI: Oblak; Marcos Llorente, Giménez, Lenglet, Reinildo; Simeone, De Paul, Pablo Barrios, Gallagher; Griezmann, Julián Álvarez
Real Madrid XI: Courtois; Fede Valverde, Rüdiger, Asencio, Mendy; Modric, Tchouaméni, Bellingham; Rodrygo, Mbappé, Vinicius
Burimi: botasot.info