Live: Argjentina në presion të madh

November 26, 2022
1 minut lexim

Argjentina do fitore


(E plotësuar) – 3′ Argjentina e nis me presion.

1’ Argjentina do fitore.

Argjentina – Meksika

Argjentina: E. Martinez – Montiel, L. Martinez, Otamendi, Acuna – Rodriguez, de Paul, Mac Allister, Messi – di Maria, L. Martinez.
Meksika: Ochoa – Montes, Moreno, Araujo – K. Alvarez, Gallardo, Chavez, Herrera, Guardado – Lozano, Vega.

Fati i Argjentinës në këmbët e treshes


Fati i Argjentinës në këmbët e treshes Mesi-Di Maria-Lautaro Martinez. Publikohen formacionet e sfidës me Meksikën

Fati i Argjentinës në Kupën e Botës 2022 mund të vendoset që në ndeshjen e sotme ndaj Meksikës.

Pasi humbën ndeshjen e parë, amerikano-jugorët nuk kanë luksin të gabojnë më dhe një humbje tjetër i nxjerr automatikisht jashtë turneut.

Për këtë arsye, trajneri Lionel Skaloni i ka besuar përsëri sulmin treshes Mesi-Lautaro Martinez-Di Maria, me shpresën që ata të sigurojnë fitoren që u duhet përballë meksikanëve që udhëhiqen në sulm nga Vega e Lozano.

Trajneri i Argjentinës ndryshon gjysmën e skuadrës


Trajneri i Argjentinës ndryshon gjysmën e skuadrës!

Argjentina luan një “finale” të parakohshme ndaj Meksikës mbrëmjen e sotme, sepse pas humbjes befasuese ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë, ka komplikuar rrugëtimin në Kupën e Botës.

Skuadra e Lionel Scalonit do të kërkojë fitoren e parë, për të larguar dyshimet, por edhe për të mos lënë gjithçka për ndeshjen e fundit ndaj Polonisë, teksa trajneri argjentinas ka bërë plot 5 ndryshime në formacionin e parë.

Kështu në mbrojtje luajnë nga fillimi Montiel, Lisandro Martinez dhe Acuna, ndërsa në mesfushë i besohet futbollistit të Brightonit, McAllister, e në sulm Guido Rodriguez në vendin e Papu Gomez.

Argjentina në presion të madh


Argjentina kërkon fitoren e parë, ndryshe rrezikon të eliminohet.

Meksika synon fitore dhe t’i shtojë gjasat për kualifikim në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.

Është xhiro e dytë e Grupit D, Polonia kryeson me 4 pikë, pasojnë Arabia Saudite 3, Meksika 1 dhe Argjentina 0 pikë.

Argjentina – Meksika

Argjentina: E. Martinez – Montiel, L. Martinez, Otamendi, Acuna – Rodriguez, de Paul, Mac Allister, Messi – di Maria, L. Martinez.
Meksika: Ochoa – Montes, Moreno, Araujo – K. Alvarez, Gallardo, Chavez, Herrera, Guardado – Lozano, Vega.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrahje në Pejë, miqtë e hudhin dhëndrrin në Bistricë

Story i radhës

Kate do të jetë pjesë e podkastit të Meghan së shpejti?

Të fundit nga

Mot i mirë sot, ngriten temperaturat maksimale

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me
ShkoLartë