Listës prej 6 emrave për të zëvendësuar Brozoviçin i shtohet Agume

April 21, 2022
1 minut lexim

Marselo Brozoviç është i pazëvendësueshëm për Inzagin dhe kjo është provuar tashmë disa herë. Pikërisht për këtë fakt, tek Interi objektivi madhor i merkatos së verës është të gjejë një rezervë të denjë për kroatin, që të ofrojë siguri në mesfushë.

Leandro Paredes, argjentinasi i PSG-së e Zhordan Veretu, francezi i Romës, janë profilet që më së shumti u pëlqejnë drejtuesve zikaltër, të cilët nuk e kanë ndalur me kaq kërkimin e tyre.

Në radhë janë Morten Hjulmand i Leçes që ofron siguri dhe vizion, po ashtu si mesfushori i Marsejës Bubakar Kamara e Gonzalo Vijar, spanjolli i Romës i huazuar aktualisht te Getafe.

Në fund, listës prej 6 emrave për të zëvendësuar Brozoviçin i shtohet Lusien Agume, francezi që është në pronësi të Interit dhe i huazuar te Bresti ka bërë një sezon të mirë, aq sa ka bindur zikaltrit ta kthejnë në bazë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shaqiri: Dixhitalizimi në arsim është kusht për transformimin digjital në shoqëri

Story i radhës

Ka një arsye që e bën Luanën të zgjohet me qejf në mëngjes

Të fundit nga

ShkoLartë