Listë e gjatë e pacientëve që presin dhurim organesh

September 15, 2024
min lexim

Shkup, 15 shtator – E gjatë është lista e pacientëve që presin transplantim organesh, por pak dhurues në vendin tonë. 147 persona presin dhurues të veshkave, 20 të zemrës, rreth 15 pacientë presin transplantim të mëlçisë.

Situatë më alarmante është me personat të cilët presin donator të veshkës. Deri sa nuk ka, zgjidhje e vetme për ta tani është dializa, një proces i vështirë dhe i gjatë.

“20 pacientë persin për transplantim të zemrës, 15 për mëlçi dhe 147 për transplantim të veshkave nga këto ka pacientë shumë të rinj 16-17 vjeç ishin edhe dy vajza që tanimë janë rritur ishin nga 14 vjeçe dhe tani hynë në grupin e të rriturve për transplantim, është i madh numri i pacientëve që presin, por për fat të keq gjithkund në botë është i vogël numri si ta them, kemi mungesë të organeve”, tha Maja Mojsova-Mijovska, mjeke.

Ndërkaq personat më të rrezikuar janë pacientët me pompë mekanike në zemër të cilëve u është ngjallur një shpresë e re nëse qeveria e re do të ndërmarrë diçka, pasi që deri më tani disa herë kanë kërkuar ndihmë publikisht, por zëri i tyre ka hasur në vesh të shurdhër.

Para disa vitesh ishin 25 pacientë me pompë mekanike, ndërsa tani kanë mbetur shumë pak thonë nga shoqata “Zemër e guximshme”.

“Ne nuk kemi çfarë të ndërmarrim përveç se të jemi të zëshëm që të na dëgjojnë kompetentët dhe të ndërmarrin masa që do të mundësonin që të bëhet transplantim edhe tek pacientët me zemër mekanike. Në botë pacientët me pompë mekanike në zemër janë prioritet numër një për transplantim, sepse ata llogariten sikur nuk kanë organ dhe duhet t’ju zëvendësohet me zemër”, tha Vasko Joleski, kryetar i Shoqatës “Zemër e Guximshme”.

Të lidhur me një pompë mekanike 24 orë në ditë, këta njerëz janë plotësisht të varur nga mbushja e baterive. Bateritë, kabllot dhe energjia elektrike, për ta nënkuptojnë jetë. Ata janë të ekspozuar ndaj këtij rreziku kërcënues për jetën çdo ditë dhe shpresa e tyre e vetme është transplantimi i zemrës, i cili bëhet vetëm me një angazhim të Qeverisë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ekstradohet nga Italia Agron Tufa/ Vrau Kejsi Hysën me plumb në kokë më pas i dogji trupin

Story i radhës

Ukraina shkatërron 10 dronë dhe një raketë të lëshuar nga Rusia

Të fundit nga

Bordin nuk e bën ‘dramë’ humbjen

Elbasani nuk ia del sërish në Superiore. Skuadra e Roberto Bordin u mposht nga Egnatia me shifrat 3-1, me verdheblutë që vazhdojnë të mos fitorjnë prej javësh në kampionat. Pas kësaj disfate
ShkoLartë