Lista pozitive e ilaçeve, partitë me qëndrime të kundërta rreth ndryshimeve

Partitë politike maqedonase me qëndrime të ndryshme për Listën Pozitive të barnave. Pas njoftimit të Ministritë të shëndetësisë se është miratuar Rregullorja e re per vendosjen e barnave në listen pozitive, e cila bazohet në praktikat evropiane, VMRO DPMNE thotë se Ministria veçmë duhet ta hartojë dhe miratojë këtë listë.

“Ministria e shëndetësisë a ka komision për vendosjen e çmimeve të ilaçeve dhe në bazë të çfarë analizave do të merren vendime? Përse, në vend të ekspertëve të fushave të ndryshme siç parashikon ligji, ka vetëm anëtarë të komisionit të të njëjtës lëmi? Përse 7 vite u vonua me formimin e komisionit për listë pozitive? Përgjigja e të gjitha këtyre pyetjeve mund të hamendësohet: në opinionin profesionist, krijohet përshtypje se ky është vendim i pjesshëm, i cili mund të jetë në interes të qendrave të caktuara.” – deklaroi Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë në VMRO-DPMNE, Igor Nikillov.

Partia Liberale ka përshëndetur vendimin e ministrit për rishikimin e Listës Pozitive.

“Në listën pozitive të ilaçeve, në kurriz të fondit për sigurim shëndetësor të qëndrojnë edhe ilaçet me të cilat mundësohet ndërprerje e shtatzanisë. Përshëndesim inicijativën e ministrit të shëndetësisë Fatmir Mexhiti për revidimin e listës pozitive, e cila vijon pas 13 viteve.” – deklaroi Cece Petrova nga PLD.

Story i mëparshëm

A do të preket edhe Kosova nga stuhia që ka goditur rajonin, tregojnë nga IHMK

Story i radhës

Gjendje e rëndë në Slloveni pas shiut të rrëmbyeshëm

Të fundit nga